Hamza komenton hapjen e portit të Durrësit për Doganën e Kosovës: Mundësi e mirë për rritje ekonomike

Hamza komenton hapjen e portit të Durrësit për Doganën e Kosovës: Mundësi e mirë për rritje ekonomike

Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, në hapjen e pikës doganore të Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, ka thënë se qëllim dhe prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës është rritja ekonomike dhe bartës i këtij zhvillimi do të jetë sektori privat. “Ministria e Financave, deri më tani ka ndërmarrë […]

Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, në hapjen e pikës doganore të Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, ka thënë se qëllim dhe prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës është rritja ekonomike dhe bartës i këtij zhvillimi do të jetë sektori privat.

“Ministria e Financave, deri më tani ka ndërmarrë veprime konkrete për t’i harmonizuar procedurat doganore mes dy Doganave të dy shteteve tona. Qëllimi jonë për hapjen e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit është që bizneseve tona kosovare dhe më gjerë të ju ofrojmë një mundësi më shumë se që kishin deri më sot për të bërë biznes me një kosto shumë më të vogël dhe me më pak burokraci doganore. Kjo sipas analizave tona do të na ndihmojë që përveç lehtësimit të importimit të mallit nga vendet e treta në vendin tonë, do të na mundësojë që ta lehtësojmë edhe më shumë eksportin e mallrave nga Kosova për në Shqipëri e më gjerë, duke mos e përjashtuar edhe lehtësimin e tranzitit të mallit përmes territorit të vendit tonë”, ka thënë Hamza.

Sipas MF-së, është bërë një punë e madhe operative, për t’i plotësuar kushtet e operimit të Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit dhe të zhvillimit të procedurës së tranzitit në Portin e Durrësit për mallrat që kanë destinim Kosovën.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, theksoi se sot është një moment i rëndësishëm në qëllimin e mëtutjeshëm të integrimit dhe të bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, duke vlerësuar se ky projekt është i dyti më i rëndësishëm që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Pas një pune të përbashkët, një projekti të përbashkët madhor të ndërtimit të Autostradës Tiranë-Prishtinë, sot në këtë ditë është projekti më i rëndësishëm konkret në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, integrimi i doganave si vizion i yni i përbashkët drejt unionit doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Limaj.

Ai më tej bëri të ditur se nga katër vendime të marra në mbledhjen e përbashkët të Qeverive të mbajtur në Pejë tanimë po implementohet marrëveshja e dytë. “E para është integrimi i kufijve në fillim të këtij viti dhe e cila pritet të përfundoj në mars dhe sot Dogana e Kosovës po themelohet në Portin e Durrësit”.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama tha se ndjehet mirë që sot po mblidhen në një stacion tjetër të rrugëtimit të projektuar në mbledhjen e dy qeverive për të hapur Zyrën Doganore të Kosovës në Durrës dhe për ta kthyer kështu portin e Durrësit jo vetëm në një Doganë të Shqipërisë por edhe në Doganë të Kosovës, duke shtuar se ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe se shkurtimi i burokracive, i orëve të pritjes së kontrolleve, i kostove të pallogaritshme për bizneset janë efekt i drejtpërdrejtë i hapjes së kësaj zyre doganore. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?