Gruaja nga Istogu e sëmurë nga gripi, dyshohet se vdiq pas kontrolles nga mjeku: Kur u kthye filluan t’i nxihen veshët

Gruaja nga Istogu e sëmurë nga gripi, dyshohet se vdiq pas kontrolles nga mjeku: Kur u kthye filluan t’i nxihen veshët

Një grua nga Istogu ishte sëmurë nga gripi, ajo ndërroi jetë pas tretmanit mjekësor, familja akuzon mjekët. Familja Maxharraj nga Vrella e Istogut, ka hapur të pame për familjaren e tyre, Florije Maxharraj. 51 vjecarja kishte ndërruar jetë të hënën në mëngjes. Por, vdekjen e saj, familjarët e saj po e shohin të dyshimtë. Bashkëshorti […]

Familja Maxharraj nga Vrella e Istogut, ka hapur të pame për familjaren e tyre, Florije Maxharraj.

51 vjecarja kishte ndërruar jetë të hënën në mëngjes. Por, vdekjen e saj, familjarët e saj po e shohin të dyshimtë.

Bashkëshorti i së ndjerës, Naim Maxharraj, thotë që ajo shkoi tek mjeku për një kontrollë të rëndomtë nga gripi sezonal.

“Ja kanë nis këmbët me i dhimbtë, e kena çu te mjeku, ja kanë dhanë një infuzion, ja kanë fut edhe dy nekcia..”

Por sipas Maxharrajt, gjendja e saj u përkeqësua pasi që u kthyen në shtëpi.

“kur u kthy ne shtëpi, ja kane nis me ju nxi veshët”

Se Florija është trajtuar si paciente me grip, e thonë edhe në drejtorinë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

“Kurgjo, ka qene me temperature e grip, i eshte dhene dikllofen…”, Mujë, Osmanaj, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kurse Skënder Dreshaj, drejtor në Spitalin e Pejës, permes telefonit ka thënë se më pas që 51 vjecarja ka shkuar aty në gjendje të rëndë, nga ku edhe e kanë nisur rastin për në Prishtinë.

Në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë, kanë thënë qe e ndjera ka pasur një alergji, kurse me rastin është duke u marrë Mjekesia Ligjore dhe hetuesia.

Ibrahim Berisha nga Prokuroria në Prishtinë, ka thënë që rasti tashmë ka kaluar tek Prokuroria e Pejës.

Por këta të fundit, e kanë mohuar një gjë të tillë. Ata thonë, që deri mërkurën, nuk a kanë pranuar lenden.

E ndjera, është varrosur të mërkurën në mesditë në varrezat e fshatit Vrellë të Istogut. Ajo pas vetës ka lënë bashkëshortin dhe dy vajza.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?