Goditet me veturë një burrë rreth të 70-ave në Prishtinë (Video)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 18:00 në aksidentin prapa Teatrit Kombëtar është goditur me veturë një 70 vjeçar derisa po kalonte rrugën. Ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. “Rreth orës 18:00 […]
Ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00 është raportuar një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Agim Ramadani’, prapa Teatrit Kombëtar. Vetura e tipit Ford ka goditur këmbësorin, burrë rreth 70 vjeç, i cili kishte pësuar lëndime”, ka thënë Borovci.
Më tutje Borovci ka shtuar se, “i njëjti është dërguar në QKUK dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit”.












