Gjykata ua dërgon ftesat të akuzuarve në rastin e veteranëve të rrejshëm

Gjykata ua dërgon ftesat të akuzuarve në rastin e veteranëve të rrejshëm

Ftesa për pjesëmarrje në seancën e rastit ‘Veteranët e rrejshëm’ tashmë iu ka shkuar të dyshuarve të këtij rasti. Në fund të këtij muaji pritet të mbahet seanca ku do të vendoset kërkesa e Prokurorisë Speciale për masë të përkohshme lidhur me rastin ‘Veteranët e rrejshëm’. Më 28 janar është caktuar të mbahet seanca e […]

Në fund të këtij muaji pritet të mbahet seanca ku do të vendoset kërkesa e Prokurorisë Speciale për masë të përkohshme lidhur me rastin ‘Veteranët e rrejshëm’.

Më 28 janar është caktuar të mbahet seanca e parë. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se seanca lidhur me lëndën PKR.nr.230/18 është caktuar të mbahet me datën 28 janar 2019”, ka bërë të ditur Gashi.
Nuredin Lushtaku i cili është një ndër të akuzuarit për këtë vepër penale, e ka pranuar për lajmi.net se ka marrë ftesë për pjesëmarrje në seancë.

“Po kam marrë ftesë nga gjykata dhe do të paraqitem”, ka thënë Lushtaku.

Lajmi ka tentuar të kontaktojë edhe me Agim Çekun, Shkumbin Demaliajn dhe Shukri Bujën mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Në shtator të vitit të kaluar lajmi.net raportoi ekskluzivisht për aktakuzën e plotë mbi 900 faqe që Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër 12 të pandehurëve.

12 të pandehurit: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, kanë qenë anëtarë të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68 milionë 153 mijë e 533 euro.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e kishte kthyer aktakuzën mbrapa më 9 tetor, duke kërkuar nga Prokuroria Speciale përmirësimin e saj.

Aktakuza ishte kthyer me qëllim që të qartësohet se si e kanë kryer veprën penale të akuzuarit.

Pas kësaj, Prokuroria Speciale aktakuzën e plotësuar e ka dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?