Gjuan me armë brenda dhomës gjatë një ahengu, plagos një të afërm në Viti – Gjykata kërkon paraburgim

Gjuan me armë brenda dhomës gjatë një ahengu, plagos një të afërm në Viti – Gjykata kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj të dyshuarit I.A , pasi i njëjti gjatë një ahengu familjar në fshatin Sodovinë ka shtënë me armë zjarri, ku si pasojë ka plagosur një të afërm me inicialet S.B. Sipas njoftimit të Prokurorisë i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku ka marrë trajtimin […]

Sipas njoftimit të Prokurorisë i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku ka marrë trajtimin e duhur.

Përveç kësaj të dyshuarit i është konfiskuar edhe arma me të cilën e ka kryer veprën pasi nuk ka qenë i pajisur me leje për përdorim të saj.

Siç ka dhënë informacione Prokuroria Themelore e Gjilanit ky person kishte gjuajtur me armë brenda dhomës ku ishin një numër i madh i njerëzve.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, sot, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit I.A., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ nga neni 365 paragrafi 8, 7, 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Sodovonë e Qerkëzëve në Viti.

“Dyshohet që më 17 janar 2019, në fshatin Sodovinë e Qerkezëve, komuna e Vitisë, i dyshuari I.A., nga pakujdesia ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që i pajisur me armë, gjatë një ahengu familjar, në të cilin kishte të pranishëm shumë njerëz, e nxjerrë armën nga brezi dhe shkrep brenda dhomës, me ç’rast edhe ka goditur një herë me një predhë të dëmtuarin S.B., në krahun e majtë dhe në pjesën e pasme të shpatullës së majtë, i cili për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Regjional në Gjilan”, shpjegon komunikata.

Të dyshuarit i është konfiskuar edhe arma me të cilën e ka kryer veprën ka qenë edhe pa leje.

“Gjithashtu, i dyshuari, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtë në pronësi armë zjarri, e cila edhe është sekuestruar nga policia.

Prokuroria, ka propozuar masën e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillim e procedurës penale, për të cilën pritet që brenda afatit ligjor të vendosë Gjykata Themelore në Gjilan”, përfundon komunikata.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?