Gjësendet më të çuditshme që mjekët nxorën nga fyti i kosovarëve

Gjësendet më të çuditshme që mjekët nxorën nga fyti i kosovarëve

Shpesh na ndodh që duke ngrënë të na mbesë diçka në fyt, situata të tilla më shpesh ju ndodhin fëmijëve dhe të moshuarve. Në vitin 2018 rreth 50 persona kërkuan ndihmë në Klinikën e ORL-së për shkak se kishin gëlltitur gjësende nga më të pazakontat. Ndihmë mori edhe një i moshuar i cili duke pastruar […]

Në vitin 2018 rreth 50 persona kërkuan ndihmë në Klinikën e ORL-së për shkak se kishin gëlltitur gjësende nga më të pazakontat.

Ndihmë mori edhe një i moshuar i cili duke pastruar me brushë një vrimë në fyt, brusha i kishte shkuar drejt mushkërive.

Këtë rast e shpjegon drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë, Hajdin Thaçi.

“Është një pacient i cili ka marr trajtim tek ne për shkak të kancerit të laringut ku është hequr në tërësi laringu, pra gabzherri, dhe ai ka mbetur me një vrimë të përhershme, në fakt ai tash jeton pa laring por edhe pa sëmundje. Prandaj atij i duhet një higjienë të vazhdueshme të stomës trakeale, pra vrimës të vendosur në çaf dhe atë higjienë e mbanë me brushë të veçantë, e cila brushë gjatë pastrimit të vrimës rryma e ajrit e ka tërhequr dhe ka kaluar në mushkri. Ne këtë rast e kemi pranuar si rast tepër urgjent sepse kishte bllokuar një krah mushkëror”, shprehet mjeku Thaçi.

Nga rrugët e frymëmarrjes së pacientëve u larguan edhe gjilpëra, monedha të hekurit, fara të kungullit, kikirikë, e proteza të dhëmbëve.

“Trupat e huaj të cilët mund të aspirohen numërohen pra kikirikat, farat e kungullit, farat e lulediellit, mandej pjesët e arrës, pjesë plastike të lodrave, ndërsa ne kemi pasur edhe raste që fëmijët kanë aspiruar gozhda të cilat i kanë në mur për vendosje të disa fletushkave ose letrave tjera të cilat kanë një pjesë metalike, ndërsa pjesën tjetër e kanë plastike. Jo rrallë kemi pasur edhe gjilpëra të cilat kanë qenë të pranishme në trupat e huaj. Përpos monedhave metalike ka pasur edhe raste me proteza tek moshat e vjetra, pra proteza të dhëmbëve të cilët gjatë përtypjes iu kanë rënë në hapësirat e gojës dhe kanë mbetur në rrugët e ushqimit”, u shpreh ai.

Kategoritë më të sulmuara me trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes janë kryesisht fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjet, si dhe të moshuarit.

“Këtë vit rreth 50 raste kanë kërkuar ndihmë për fat të mirë mund t’iu jap një informacion të mirë se të gjitha rastet që kanë kërkuar për tu trajtuar me këtë lloj patologjie kanë marr trajtim të suksesshëm, pra nuk janë shoqëruar me komplikime sepse mundësia e komplikimeve çoftë edhe e atij më të rëndit, pra vdekja mund të shoqëroj edhe në këto raste, pra kur trupat e huaj janë në dimensione të mëdha dhe nuk largohen me kohë”, ka deklaruar drejtori i ORL-së.

Ai ka treguar për KosovaPress se çka ndodh me gjësendet që ua largojnë nga fyti pacientëve.

“Zakonisht ne këto trupa të huaj çoftë gjilpërë, çoftë kokërr fasule, kikirik, misri, farë lule dielli e tjerë kur i heqim nga rrugët e frymëmarrjes ua japim familjarëve , paraprakisht ne i fotografojmë dhe i ruajmë si të fotografuara, të dokumentuara bashkë edhe me ekzaminimet tjera fizikale që janë bërë”, u shpreh doktor Thaçi.

Ndihmë është kërkuar edhe kur prindërit kanë dyshuar se fëmijëve u ka ngelur diçka në fyt. Një rast i tillë është edhe ai i vajzës 2 vite e gjysmë për të cilën prindërit kishin dyshuar se i ka mbetur letër në fyt.

Kaltrina Zeqiraj, nëna e vajzës, ka treguar se cilat simptoma shkaktuan dyshimet për këtë gjë.

“Nuk ka pasur asgjë fatmirësisht, kanë dyshuar mjekët që e ka një copë letër që i ka hyrë në kanalet e frymëmarrjes, por gjatë kontrolle nuk patë asgjë, vetëm qelb…Gjatë kollitjes është aso kollitje që kur na mbetet dhe neve sikurse të mëdhenjve kur iu jetë diçka në fyt, që ia nisin lot ose skuqen dhe e solla në kontroll dhe atë ditë nuk është vërejtur asgjë, as gërhamëz në mushkri e pas dy dite filloi pak gërhamëza në mushkëri ia bëmë disa kontrolle. Prej fotografimit nuk u vërejt asgjë”, ka deklaruar Zeqiraj.

Aparatura me të cilën mjekët i kryejnë këto intervenime është e viteve 80-ta, por drejtori Thaçi thotë se ato janë funksionale dhe ekipi e kryen punën me sukses.

Tutje ai ka shtuar se presin që në vitin 2019 të pajisen me një aparaturë më të sofistikuar për këtë trajtimin e rasteve të ngjashme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?