Gjermanët lusin Britaninë: Mos dilni nga BE, do të na mungojnë birrat e çaji me qumësht

Gjermanët lusin Britaninë: Mos dilni nga BE, do të na mungojnë birrat e çaji me qumësht

Një grup politikanësh dhe biznesmenësh gjermanë me ndikim, duke përfshirë edhe gruan që pritet ta zë vendin e kancelares gjermane Angela Merkel, Annegret Kramp-Karrenbauer i kanë kërkuar Britanisë të qëndrojë në BE, derisa data për Brexit po afrohet – raporton Periskopi. Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila muajin e kaluar fitoi zgjedhjet në CDU, u bashkua me […]

Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila muajin e kaluar fitoi zgjedhjet në CDU, u bashkua me disa figura të rëndësishme të politikës, biznesit dhe kulturës, në një letër të hapur të shkruar për The Times, argumentoi se pse Britania nuk duhet të largohet nga Blloku.

“Britania është pjesë e asaj që ne e krijuam si evropianë” – shkruhej në letër. “Do të na mungonte Britania e madhe nëse do të largohej, sidomos në këto kohë të vështirë. Prandaj britanikët duhet ta dinë: ne u kërkojmë nga thellësia e zemrës që të qëndrojnë”.

Ne letër thuhet se ata respektojnë zgjidhjen e popullit britanik për t’u larguar nga BE’ja, por nëse Britania vendos të qëndrojë, dera për ta do të jetë gjithmonë e hapur.

Duke iu referuar historisë së përbashkët të dy vendeve, grupi tha se Britania nuk ishte dorëzuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe kishte mirëpritur sërish Gjermaninë në komunitetin evropian, pavarësisht të gjithave. Gjermanët nuk e kanë harruar këtë, andaj u jemi mirënjohës” – thuhej në letrën e tyre tutje.

“Megjithatë, nëse Britania vendos përfundimisht të largohet nga Bashkimi Evropian, atëherë ta dinë se gjithmonë do të ketë miq në Gjermani e Evropë”, thanë ata. “Por, britanikët duhet ta dinë se ne besojmë që asnjë zgjidhje nuk është e pakthyeshme”.

“Neve do të na mungojë humori i zi legjendar i britanikëve dhe shkuarja në pijetore pas orarit të punës për të pirë një birrë. Po ashtu, do të na mungojë çaji me qumësht dhe ngasja e veturës në anën e majtë. Si dhe, nuk do të shohim më pantonime për Krishtlindje”.

“Por, mbi të gjitha, neve do të na mungojnë njerëzit e Britanisë – miqtë tanë” – vazhdon letra e tyre.

Kramp-Karrenbauer ishte nënshkruesja e parë e letrës, por aty u bashkuan edhe politikanë të tjerë, përfshirë kreun e Partisë Social Demokratike, Adrea Anhles, bashkëkryesuesit e të Gjelbërve dhe kreun e Komitetit për çështje të jashtme të Parlamentit gjerman.

Në listën e nënshkruesve përfshihej edhe Presidenti i Federatës Gjermane të Industrisë, drejtues të lartë të Daimler dhe Airbus, si dhe figura sportive dhe kulturore, si ish-futbollisti gjerman Jens Lehmann dhe Këngëtarja Campino.

Kërkesa erdhi disa ditë pasi në Berlin parashiheshin pasoja katastrofike nëse nuk arrihej marrëveshja e BREXIT’it dhe sinjalizohej për mundësinë e qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE.

Gjatë ditës së djeshme, Parlamenti gjerman miratoi një ligj mbi tranzicionin e Brexit’it, i cili do të hyjë në fuqi vetëm nëse fillon kjo periudhë e tranzicionit,e paraparë të zgjasë deri në fund të vitit 2020. Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Mass tha se tani topi është të britanikët dhe se koha për lojëra ka mbaruar.

Pas votimit kundër Brexit’it nga Parlamenti Britanik, Kramp-Karrenbauer tha se Gjermania asnjëherë nuk do t’ia bllokojë rrugën, nëse Londra vendos të qëndrojë në BE. /PERISKOPI

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?