FSHMN do të bojkotojë procesin mësimor, ja arsyeja

FSHMN do të bojkotojë procesin mësimor, ja arsyeja

Këshilli i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore ka njoftuar sonte se ka marrë vendim që të bojkotojë procesin mësimor. Semestri i dytë për vitin akademik fillon me 18 Shkurt. Në po këtë datë fillon edhe bojkoti i FSHMN-së. Siç njofton Këshilli i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, ky vendim është rrjedhojë e injorimit të kërkesave për ndërtimin […]

Semestri i dytë për vitin akademik fillon me 18 Shkurt. Në po këtë datë fillon edhe bojkoti i FSHMN-së. Siç njofton Këshilli i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, ky vendim është rrjedhojë e injorimit të kërkesave për ndërtimin e një objekti që do të plotësonte kushtet për studime adekuate.

“Ne si studentë së bashku me profesorët, kërkojmë ndërtimin e objektit të ri, sepse gjendja në objektin e tanishëm është e mjerueshme. Tash e dhjetëra vite jemi të detyruar që ligjëratat, ushtrimet në laboratorët e improvizuar, e të gjitha mësimet ti mbajmë në bodrumet e Fakultetit të Filologjisë, hapësira të mbuluara nga myku, në kushte të tmerrshme, e ndonjëherë edhe në mungesë ndriqimi (pra vetëm me qirinjë).

Pasi format e tjera ligjore nuk janë të mjaftueshme për shtetin tonë që ata të japin për ne zgjidhje konkrete, as për ne nuk janë të mjaftueshme premtimet e tyre boshe. Kështu, ne jemi të detyruar që të shfrytëzojmë bojkotin si mjet të fundit, aspak të favorshëm për ne, por gjithmonë më pak i dëmshëm sesa vazhdimi i studimeve në një ndërtesë ku përveç rrezikimit të shëndetit sot, as e nesërmja nuk duket e ndritur.

Bojkoti do të vazhdojë deri kur të na ofrohen zgjidhje konkrete ndaj kërkesave që për institucionet relevante janë më së të njohura”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?