Fotografi të reja nga darka e Remit dhe Sami Lushtakut në Hagë

Periskopi ka arritur të sigurojë fotografi të reja nga darka e dy ish-komandantëve të UÇK’së në Hagë. Pas intervistimit maratonik dy ditor nga prokurorët e Speciales, ish-komandanti i UÇK’së, Rrustem Mustafa – Remi, ka darkuar sonte në Hagë me ish-komandantin tjetër, Sami Lushtaku. Në disa fotografi të reja të siguruara nga Periskopi, aty shihen vetëm […]
Pas intervistimit maratonik dy ditor nga prokurorët e Speciales, ish-komandanti i UÇK’së, Rrustem Mustafa – Remi, ka darkuar sonte në Hagë me ish-komandantin tjetër, Sami Lushtaku.
Në disa fotografi të reja të siguruara nga Periskopi, aty shihen vetëm Mustafa e Lushtaku.
Ata janë të parët që janë thirrur nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, të dëshmojnë për krimet e supozuara të luftës.
Kanë qenë pikërisht edhe thirrjet e dërguara atyre, që i kanë bërë ata të paraqiten me dy ditë distancë nga njëri-tjetri.
Komandant Remi e ka kryer intervistën e tij ditën e hënë, më datë 14 janar, ndërsa Lushtaku pritet ta kryejë këtë proces ditën e nesërme. E duket se dy shokët e kanë shfrytëzuar prezencën në Hagë edhe që të darkojnë së bashku.















