Flet OVL UÇK: Gjykata Speciale do t’i thërras edhe 100 ushtarë

Flet OVL UÇK: Gjykata Speciale do t’i thërras edhe 100 ushtarë

Kryetari i OVL-UÇK, Hyseni Gucati duke folur në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se me 4 shkurt do të shkojë për në Hagë grupi i fundit për intervistim, duke shtuar se ka disa ushtarë nga rajone të ndryshme të cilët veçse e kanë marrë ftesën, ndërkaq flitet për 100 persona që do të thirren, […]

Kryetari i OVL-UÇK, Hyseni Gucati duke folur në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se me 4 shkurt do të shkojë për në Hagë grupi i fundit për intervistim, duke shtuar se ka disa ushtarë nga rajone të ndryshme të cilët veçse e kanë marrë ftesën, ndërkaq flitet për 100 persona që do të thirren, shkruan Gazeta Express.

Gucati ka thënë se është e papranueshme ajo që po ndodh me intervistimet nga Gjykata Speciale.

“Për ne është e papranueshme, kjo do të zgjasë deri më 4 shkurt kur do të shkojë edhe grupi i fundit. Kjo Gjykatë Speciale o ka na çon mallin si gjykatat ish -jugosllave”, deklaroi ai, duke shtuar se komandantët e UÇK’së sipas tij nuk kanë frikë nga drejtësia.

“Unë nuk besoj që komandantët e UCK kanë frik nga drejtësia. Komandantët nuk do të ikin prej këtij vendi, se kanë luftu për këtë vend, për hir të drejtësisë nuk do të bëjnë një veprim të ulët. Kjo gjykatë viktimën do ta barazojë më kriminelët që janë serbët”, shtoi ai.

Sipas të parit të organizatave të dala nga lufta janë disa persona që janë lajmëruar në shoqatë e që janë thirrur për në Hagë.

“Ne i dimë disa emra që nau kanë lajmëru do shokë në shoqatë. Janë do emra që nuk janë bo publik. Jemi duke i ruajtur këto emra për momentin. Ka edhe nivele më të ulëta. Ushtarë, po ka edhe prej atyne që nuk kanë pas hierarki ushtarake. Një e kemi nga Dukagjini, Pashtriku, Llapi e Drenica”, shtoi ai, duke bërë të ditur se për katër prej tyre ka aktakuzë.

“Për katër kanë aktakuzë, nuk kanë bisedu infomativë. Njëni e ka thirr gjykatën e ka pyet në cfarë cilësie, i kanë thënë që je i dyshuar. Ai nuk ka dasht me shku si dëshmitar. Gjykata i ka tregu atij që e ka ftesën si i dyshuar. Ne kemi biseduar me ata që janë ftu dhe pritet të ftohen, unë e shoh një moral të lartë të ta, edhe besoj që do ta nxjerrin nga kjo kurthë UÇK’në” pohoi ai.

Gucati gjithashtu ka shprehur keqardhje ndaj deputetëve të cilët e kanë votuar specialen, sepse sipas tij tash kanë mbetur me duar të lidhura sepse nuk po mund as të dalin në protesta.

I pari i organizatës së veteranëve ka folur edhe për mundësinë e daljes në protesta kundër kësaj Gjykate, ndërkaq, nuk ka bërë të ditur për numra konkretë sa mund të jenë thirrur por sipas informacioneve do të thirren deri 100 persona.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?