Fjalët e para të Putinit në Serbi – Vuçiq e falënderon për Kosovën: Ndihu si në shtëpi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tashmë ka arritur në Beograd, ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq – raporton Periskopi. Më t’u takuar me të, Vuçiq i ka dëshiruar mirëseardhje Putinit dhe e ka falënderuar për mbështetjen. Ndërsa, presidenti rus e ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë që ia ka bërë. “Ju keni […]
Më t’u takuar me të, Vuçiq i ka dëshiruar mirëseardhje Putinit dhe e ka falënderuar për mbështetjen.
Ndërsa, presidenti rus e ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë që ia ka bërë.
“Ju keni bërë shumë. Rusia dhe Serbia kanë një miqësi të sinqertë. Më vjen mirë që kam pasur kënaqësinë që ta realizojë këtë vizitë të ngrohtë në Serbi dhe të bisedojmë për atë se çka është bërë dhe çka duhet të bëhet”, tha Putin.
Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i ka dëshiruar Putinit qëndrim të këndshëm në Serbi, si të ishte në shtëpinë e tij.
“Mirëserdhe dhe shpresoj shumë që do të ndihesh rehat si në shtëpinë tënde. Dua të shpreh falënderimet e mia të veçanta për investimet që keni bërë ju në fushën e energjisë dhe gjitha fushat tjera për zhvillimin dhe progresin e raporteve mes dy vendeve. Faleminderit që përkrahni pavarësinë e Serbisë dhe respektoni integritetin e saj”, tha Vuçiq./PERISKOPI












