Festa e Vitit të Ri i lëndoi 60 njerëz në Maqedoni

Festa e Vitit të Ri i lëndoi 60 njerëz në Maqedoni

Festa e Vitit të Ri për 24 qytetarë ka përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë, të cilët janë pranuar në gjendje të alkoolizuar. Në Qendrën e Urgjencës janë trajtuar rreth 60 pacientë, kryesisht me lëndime të mara nga aksidentet e trafikut, sulmet fizike, prerje nga qelqi dhe pajisjet piroteknike. “Askush nuk është lënduar rëndë, të gjithë […]

Festa e Vitit të Ri për 24 qytetarë ka përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë, të cilët janë pranuar në gjendje të alkoolizuar.

Në Qendrën e Urgjencës janë trajtuar rreth 60 pacientë, kryesisht me lëndime të mara nga aksidentet e trafikut, sulmet fizike, prerje nga qelqi dhe pajisjet piroteknike.

“Askush nuk është lënduar rëndë, të gjithë janë duke u trajtuar në shtëpi”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe theksoi se këtë vit në krahasim me vitet e mëparshme, numri i pacientëve që kanë përdorur substanca psikoaktive ka shënuar rënie.

Edhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, mbrëmjen e Vitit të Ri e ka vlerësuar të qetë.

“Nata ishte e qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike në një shkallë më të madhe. Pres që të kemi një vit të suksesshëm 2019 dhe dëshiroj që të gjithë qytetarëve të Maqedonisë t’u dëshiroj shumë shëndet, lumturi, mirëqenie në shoqëri, dhe së bashku të arrijmë t’i tejkalojmë të gjitha sfidat”, deklaroi Spasovski.

Megjithatë, pavarësisht nga ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike, policia para mesnatës ka gjetur një total prej 9,500 fishekzjarrësh në një automjet “Golf” në Tetovë, ndërsa shoferi është arrestuar.

Në Tetovë, gjithashtu ka shpërthyer një zjarr në një bodrum ku intervenoi njësiti i zjarrfikësve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?