Faton Shoshi i përjashton mediat në gjykimin e Enver Sekiraqës

Faton Shoshi i përjashton mediat në gjykimin e Enver Sekiraqës

Me kërkesë të dëshmitarit Faton Shoshi  në gjykimin e Enver Sekiraqës, seanca u mbyll për media, shkruan KALLXO.com Kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti tha se fillimisht e ka marrë një kërkesë nga dëshmitari Faton Shoshi me datën 14.01.2018 që kjo seancë të jetë e mbyllur për publik dhe media. “Me anë të një parashtrese […]

Me kërkesë të dëshmitarit Faton Shoshi  në gjykimin e Enver Sekiraqës, seanca u mbyll për media, shkruan KALLXO.com

Kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti tha se fillimisht e ka marrë një kërkesë nga dëshmitari Faton Shoshi me datën 14.01.2018 që kjo seancë të jetë e mbyllur për publik dhe media.

“Me anë të një parashtrese drejtuar gjykatës që në cilësi të dëshmitarit të cilën do të dëshmoj në çështje penale ndaj të akuzuarit Enver Sekiraqa kjo seancë të mbyllet për publikun, në të kundërt do të dëmtohej imazhi im ku dihet se jam menaxheri i shumë artistëve dhe do të dëmtojë edhe shumë artistë”

Prokuri Haki Gecaj  tha se edhe në zyrën e prokurorit është pranuar një kërkesë me përmbajtje të njëjtë

Nga shkresa e lëndës mund të konstatohet se ky deshmitar , Faton Shoshi edhe në gjykimin e më parë e ka pasur një kërkesë të tillë edhe u respektua nga trupi gjykues.

“Une mendoj që edhe në këtë rast plotësohen kushtet që për shkak të mbrojtjes të interesave personale kjo kërkesë e Faton Shoshit është e arsyshme të aprovohet nga trupi gjykues “, tha Gecaj

Avokatja mbrojtëse e Enver Sekiraqës, Kosovare Kelmendi nuk e kundërshtoi mbylljen e seancës por kërkoi që asistenti i saj të rrijë.

Kujtojmë se lënda ndaj Enver Sekiraqës është transferuar te gjyqtarët vendorë pas kthimit në rigjykim nga Gjykata e Apelit në nëntor të vitit 2017 .

Kur Gjykata e Apelit në nëntor të 2017-tës ktheu rastin në rigjykim, mori vendim që edhe ta lirojë Sekiraqën nga paraburgimi. Por ai nuk qëndroi më shumë se 30 orë jashtë grilave, ngase Gjykata e ktheu shpejt në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza.

Më pas, rastin e trajtoi Gjykata e Apelit me ç‘ rast edhe e ktheu në rigjykim.

Për vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-ës tashmë është i dënuar Arben Berisha.

Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burgim.

Sekiraqa ishte vetëdorëzuar në EULEX disa vjet pas vrasjes së Triumf Rizës.

Pas një varg seancash Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim nën akuzën se planifikoi vrasjen e policit Triumf Riza.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?