Erdogan dhe Putin pritet të takohen gjatë këtij muaji, do të flasin për tërheqjen e amerikanëve nga Siria

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të takohen, ku temë kryesore e bisedimeve pritet të jetë vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat nga Siria. Takimi Erdogan-Putin pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu. Zëdhënësi i Putinit, […]

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin pritet të takohen, ku temë kryesore e bisedimeve pritet të jetë vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat nga Siria.

Takimi Erdogan-Putin pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov ka thënë po ashtu se të dy presidentët janë pajtuar që të mbajnë një takim së shpejti.

Erdogan dhe Putin herën e fundit ishin takuar në margjinat e samitit të G20-ës që u mbajt në Buenos Aires më 1 dhjetor, 2018.

Turqia mbështetë grupet rebele opozitare në Siri, ndërkaq Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më 20 dhjetor, 2018, njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria. Lidhur me tërheqjen e trupave amerikane, këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, John Bolton tha se do të bisedojë me zyrtarët ushtarakë turq, gjatë ditës së martë, kur pritet edhe të vizitojë këtë vend. /Periksopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?