Edi Rama si rrallëherë flet për djalin e tij

“Xing me Ermalin” ka nisur këtë fillim viti me të ftuar kryeministrin Edi Rama. Si i ftuari i parë i 2019-ës, kryeministri ka prekur tema të ndryshme. Gjatë emisionit moderatori Ermal Mamaqi pyeti Ramën nëse djali i tij i vogël Zaho, di të vërtetën për babagjyshin. Kryeministri tha se Zaho di që babagjyshi ekziston dhe […]
“Xing me Ermalin” ka nisur këtë fillim viti me të ftuar kryeministrin Edi Rama.
Si i ftuari i parë i 2019-ës, kryeministri ka prekur tema të ndryshme. Gjatë emisionit moderatori Ermal Mamaqi pyeti Ramën nëse djali i tij i vogël Zaho, di të vërtetën për babagjyshin. Kryeministri tha se Zaho di që babagjyshi ekziston dhe se sjell dhurata tek dera e shtëpisë.
Ermal Mamaqi: Zahos i ke folur për babagjyshin? E di ai të vërtetën?
Edi Rama: Jo, Zaho e di shumë mirë të vërtetën që ka një babagjysh, i cili vjen në fshat dhe lë dhurata tek dera.












