Edi Rama bëhet edhe ministër i Jashtëm: Shkeljet e Ilir Metës në Kushtetuese

Kryeministri Rama ka zyrtarizuar përmes Twitterit atë që u përfol nga burime brenda Partisë Socialiste, pas mbledhjes së Kryesisë këtë të hënën. “Presidenti s’e ka zhdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës, që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, […]
“Presidenti s’e ka zhdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës, që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama në Twitter.
Më herët, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste u diskutuan hapat e ardhshëm për të zgjidhur ngërçin Qeveri-President.
Sipas burimeve nga Partia Socialiste, ishin dy versione në tryezë për të zgjidhur çështjen e ministrit të ri të Jashtëm, pas mosdekretimit të Gent Cakajt nga Meta. Rama, ose do të çonte sërish emrin e Gent Cakajt, ose vet ai do të propozohej në postin e ministrit të Jashtëm.












