Edhe punëtorët e Doganës kërkojnë ngritje page

Edhe punëtorët e Doganës kërkojnë ngritje page

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimet që ka shkaktuar te sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës të paraparë në Shtojcën Nr.1 të tij si dhe me dispozitat tjera nuk po i eliminon praktikat divergjente dhe nuk […]

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimet që ka shkaktuar te sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës të paraparë në Shtojcën Nr.1 të tij si dhe me dispozitat tjera nuk po i eliminon praktikat divergjente dhe nuk po shihet që do të sigurojë një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës, komisionet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e pagave për punëtorët e Doganës, ashtu siç parashihen edhe për pozitat tjera në shërbimin publik të institucioneve, me natyrë të ngjashme të punës. Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se një kërkesë e tillë legjitime duhet të merret parasysh, bazuar në faktin se kontributi i Doganës është jetik për vendin, ku përveç mbledhjes së të hyrave për buxhetin e shtetit (mbi 70% e buxhetit mblidhet nga Dogana), Dogana luan rol shumë të rëndësishëm në sigurinë e vendit duke luftuar dhe parandaluar veprat e kundërligjshme që cenojnë sigurinë e vendit dhe shoqërinë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Andaj, sipas kësaj sindikate, diferencat e krijuara mes koeficienteve të pagesës së pagave për pozita të njëjta apo të përafërta të punës brenda sektorit publik, kanë shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar dhe të anashkaluar.

Ndaj, SPDK bën thirrje që sa më shpejtë çështja e adresuar të zgjidhet në të kundërtën “do detyrohemi që të ndërmarrim veprime tjera sindikale për realizmin e kërkesave të punëtoreve duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?