​Vendi ku mund të shkatërrosh një veturë për të nxjerr zemërimin jashtë

​Vendi ku mund të shkatërrosh një veturë për të nxjerr zemërimin jashtë

Thyerja e një veture vetëm për të nxjerrë jashtë zemërimin mund të tingëllojë e çuditshme dhe e papranueshme, por në Holandë tashmë është bërë legale dhe po rekomandohet si “terapia e shkatërrimit”. Një kompani në Holandë ka nisur ta praktikojë këtë lloj “terapie” dhe plot njerëz po e mirëpresin. Ata thotë se CarSmash është një […]

Një kompani në Holandë ka nisur ta praktikojë këtë lloj “terapie” dhe plot njerëz po e mirëpresin.

Ata thotë se CarSmash është një mënyrë e mirë për të nxjerrë jashtë zemërimin që kanë nga pritjet e gjata në trafik apo problemet e tjera.

Themeluesi i CarSmash, Marlijn Boshuzien, ka thënë se ideja e këtij aktiviteti është që të ndihmojë njerëzit ta largojnë zemërimin dhe të zvogëlojnë stresin.

“Besoj se CarSmash është një metodë e mrekullueshmë për të hequr zemërimin. Në vend se të thyesh veturat në rrugë apo në ndonjë vend ku është e ndaluar, mund ta bësh këtë gjë në një vend legal”, ka thënë Boshuzien.

Mirëpo, për psikologen Joanna Pantazi, kjo lloj terapie që përcjell dhunë, tingëllon e frikshme.

“Në një farë mënyre më frikëson. Këtë herë janë veturat, por më vonë mund të jetë diçka tjetër”, ka thënë ajo.

Pantazi ka thënë se nëse kjo gjë përsëritet, njerëzit mund të fillojnë ta pëlqejnë e ta marrin si të mirëqenë.

“Është ndryshe nëse këtë gjë e bën një grup shokësh vetëm një herë. Por prapë, është e ndërlikuar, sepse atyre mund t’iu pëlqejë kjo gjë dhe mund të vazhdojnë ta shprehin agresivitetin në këtë mënyrë. Kështu, ti ia jep vetes mesazhin se kjo gjë është në rregull në vend se të mësosh metoda më produktive, për shembull ta qetësosh veten apo të kontrollosh emocionet e tua”, ka thënë Pantazi.

Ndërkaq, fondacioni për shëndetin mendor “Mind” rekomandon terapinë e të bashkëbisedimit si mënyrë për ta menaxhuar agresivitetin.

Sipas këtij fondacioni, agresiviteti është pjesë e të qenurit njeri, por ai mund të menaxhohet më së miri me anë të terapisë së bashkëbisedimit, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?