​Haradinaj flet për vizitën e Hahnit: Do të mirëpresim sugjerimet e tij për taksën

​Haradinaj flet për vizitën e Hahnit: Do të mirëpresim sugjerimet e tij për taksën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn që do të vizitojë sot Kosovën, do të diskutojnë edhe për taksën që Kosova i ka vendosur produkteve nga Serbia. Haradinaj ka thënë se taksa ndërlidhet me njohjen nga Serbia, por që ka thënë se do të mirëpresin çdo sugjerim dhe […]

Haradinaj ka thënë se taksa ndërlidhet me njohjen nga Serbia, por që ka thënë se do të mirëpresin çdo sugjerim dhe këshillë.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane, e kemi një agjendë ju e dini MSA-në e kemi kthyer në ERA, ERA1 është zbatuar, ERA 2 ka filluar. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht Kosova ka një agjendë me BE-në liberalizimi i vizave, kemi përmbushur krejt kushtet. Tani ka lindur edhe një temë e re, është taksa, taksa lidhet me njohjen nga Serbia jo me këto dy të parat, e mirëpresim pra çdo sugjerim, çdo këshillë edhe mundësinë me bisedua me komisionerin Hahn”, tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas homazheve që i ka bërë tek shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në përvjetorin e vdekjes së tij.

“Nderojmë sot para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 551 vjetorin e vdekjes. Njëkohësisht sot nderojmë të gjithë të rënët për liri, veçanërisht vëllëzërit Gërvalla, Jusufin e Bardhoshin, dhe Kadri Zekën që po ashtu janë vrarë këtë ditë vite më përpara. Në mbrëmje e kemi një ngjarje, pra kushtuar këtyre dy përvjetorëve, përvjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe të heronjve tanë më të ri vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka”, tha ai.

Viti 2018 ka qenë Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut që është bërë në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?