E tmerrshme: Digjen për së gjalli 5 adoleshente në parkun e lojërave

Pesë vajza adoleshente humbën jetën mes flakëve në Poloni ndërsa po vizitonin një park lojërash të qytetit Koszalin për të kremtuar ditëlindjen e njërës prej tyre. Vajzat, të gjitha të moshës 15 vjeçe, kanë hyrë në një dhomë, e cila mbyllet hermetikisht, e nga ku mund të dalësh duke përdorur disa të dhëna që të […]

Vajzat, të gjitha të moshës 15 vjeçe, kanë hyrë në një dhomë, e cila mbyllet hermetikisht, e nga ku mund të dalësh duke përdorur disa të dhëna që të jepen rrugës.

Por ambienti që duhet të shërbente për argëtim, u kthye në një kurth vdekjeprurës për vajzat, të cilat nuk arritën të dalin dot prej andej. Edhe një i ri 25 vjeçar ka marrë lëndime të rënda nga ferri i flakëve. Zyrtarët nuk i kanë dhënë ende një shpjegim fatkeqësisë, por po hetojnë për ndonjë problem të instalimeve elektrike, afërsinë e telave me materiale që digjen shpejt si dhe praninë e qirinjve.

“Dhoma e shpëtimit” është një lojë që ka fituar popullaritet të madh në pjesë të ndryshme të botës. Kur ajo u shfaq për herë të parë në Britaninë e Madhe në 2013-ten kishte vetëm 7 dhoma të tilla e sot ka mbi 1000.

Pjesëmarrësit mbyllen brenda dhe duhet të zgjidhin disa gjëegjëza për të dalë jashtë.

Autoritetet besojnë se personi përgjegjës për lojën në rastin e Koszalin, më shumë gjasë nuk ka qenë aty kur ka nisur zjarri./ 21 Media.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?