E shiti veshkën për të blerë një Iphone 4, mbeti përjetësisht i paralizuar

Kinezi Ksiao Vang ishte vetëm 17 vjeç kur vendosi të shes njërën nga dy veshkat e tij për të blerë një Iphone 4, të cilin nuk kishte mundësi ta blinte ndryshe. Pas operacionit, ai kishte menduar se do të jetonte jetën normalisht, por tetë vitë tutje ai do të mbetej në dializë. Në vitin 2011, […]
Kinezi Ksiao Vang ishte vetëm 17 vjeç kur vendosi të shes njërën nga dy veshkat e tij për të blerë një Iphone 4, të cilin nuk kishte mundësi ta blinte ndryshe.
Pas operacionit, ai kishte menduar se do të jetonte jetën normalisht, por tetë vitë tutje ai do të mbetej në dializë.
Në vitin 2011, Iphone 4-shat ishin simbol i një statuti të mirë dhe cool në shkollën e mesme të qytetit Chengzou, në Kinë, ky djaloshi vijonte mësimin. Ngase ai vinte nga një familje e varfër dhe nuk mund të përmallonte blerjen e një Iphone, Vang vendosi ta shes një veshkë për ta blerë.
Përmes një lehtësuesi të dyshimtë, ai erdhi në kontakt me tregun e zi në Kinë, dhe e shiti veshkën e tij për 3200 dollarë, mjaftueshëm për të blerë telefonin dhe për të pasur para për vete.
Fatkeqësisht ky vendim shkatërroi jetën e të riut kinez. Dhoma në të cilën mjeku që bashkëpunonte me tregun e zi e operojë nuk ishte e sterilizuar dhe kështu ai u infektua . Familjarët e Vang nuk e dinin se ai kishte shitur veshkën për telefon, dhe filluan me trajtimin e tij shumë vonë.
Meqë Vang ishte frikësuar të tregonte për vendimin e tij familjarëve, e ka mbajtur sekret për një kohë të gjatë infeksionin e tij. Tash mënyra e vetme për të mbajtur atë gjallë është një dializë.
Familjarët e kanë ndjek penalisht doktorin dhe agjentët që e ndihmuan në tregun e zit ë riun, dhe kanë marrë kompensim të dëmit prej 320 mijë dollar, mjaftueshëm për trajtimin e Vang në spital. /Përktheu: Periskopi












