E dhimbshme! Ndërpriten kërkimet për peshkatarin e mbytur në Pogradec

E dhimbshme! Ndërpriten kërkimet për peshkatarin e mbytur në Pogradec

Polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit të mbytur prej 3 ditesh në liqenin e Pogradecit për të vijuar sërish nesër me kërkimet. Në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 2018, peshkatari Gezim Seitllari i moshës 53 vjeç ka dale për peshkim, për të mbledhur koranin e vitit te […]

Polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit të mbytur prej 3 ditesh në liqenin e Pogradecit për të vijuar sërish nesër me kërkimet.
Në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 2018, peshkatari Gezim Seitllari i moshës 53 vjeç ka dale për peshkim, për të mbledhur koranin e vitit te ri, por nuk është kthyer.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se Gezim Seitllari nga Melishti nuk ishte peshkatar i lincesuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Dallgët e liqenit mendohet të kenë qene shkaku i çarjes se varkës se tij, pasi ato dite ka patur mjaft dallge ne liqen. Familjaret e alarmuar prej vonesës se tij kane dalë rreth orës 09:30 te mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar.

Ne pamundësi për ta gjetur ata i janë drejtuar policisë e cila ka nisur kërkimin për vetëm pak ore pasi liqeni kishte dallge. Nje skaf policie u shfaq mbasditen e 1 Janarit për të kërkuar peshkatarin, por pa rezultat, ndërsa ditën e sotme kanë qene banoret e fshatit ata qe kanë lajmëruar mediat për tu bere lajmi publik pasi sipas tyre, policia nuk ka berë një kërkim korrekt.

Djali i xhaxhait tregon orët e gjata të pritjes se tyre për të gjetur trupin. I revoltuar me policinë ai thekson se vetëm publikimit të lajmit ne media u be e mundur edhe ardhja e policisë ne vendngjarje, pasi kërkimet kanë qenë të pakta krahasuar me pritshmerinë e tyre./BalkanWeb/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?