Dy vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë

Dy vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë

Beogradi zyrtar para dy vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare. Treni ishte nisur pa lejen e Prishtinës zyrtare, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj, andaj […]

Treni ishte nisur pa lejen e Prishtinës zyrtare, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj, andaj edhe nuk e lejuan hyrjen e tij.

Nisja e trenit provokues, sipas autoriteteve të Beogradit ishte një ‘sprovë me synimin për vendosjen e linjës së rregullt Beograd – Mitrovicë’.

Presidenti Hashim Thaçi ishte i qartë në qëndrimin e tij se treni me afishe nacionaliste nuk duhej lejuar të hyjë brenda Kosovës.

“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, pati thënë ai.

Edhe kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, pati deklaruar se nuk do të lejojnë provokime të tilla që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe rajonit në vite të errëta dhe me pasoja të paparashikueshme.

Treni sipas autoriteteve serbe ishte ndaluar në Rashkë, një komunë në Serbinë jugperëndimore.

Kryeministri i atëhershëm serb Aleksandër Vuçiq akuzoi Prishtinë për provokim, ndërsa theksoi se është ankuar te shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe se do të njoftojë Rusinë, Kinën dhe SHBA për siç tha, ‘faktin se Prishtina po luan lojëra lufte’.

Ambasadori i atëhershëm i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, u pati bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, duke thënë  se ka nevojë për normalizim, e jo për konfrontim.

Por, presidenti i atëhershëm serb Tomisllav Nikoliq, u kërcënua se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë, pasi kjo e fundit ndaloi trenin serb të hyjë brenda territorit të saj. Megjithatë, deklaratat e tij më shumë një retorikë nacionaliste se sa realitet, pasi në Kosovë do të përballej me NATO-n.

Tensionet ndërmjet dy vendeve ishin përcjell me vëmendje të madhe nga mediat e huaja, të cilat shkruanin se ‘gjuha luftarake që u përdor mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale sepse nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve, por incidenti tregon se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan’.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?