Dy vite më parë, Haradinaj u arrestua në Francë – Gjithçka që kishte ndodhur

Dy vite më parë, Haradinaj u arrestua në Francë – Gjithçka që kishte ndodhur

Ishte 4 janari i vitit 2017 kur në Aeroportin Ndërkombëtar Francezo-Zviceran Basel-Mulhouse Fribourg, u arrestua nga policia franceze lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tashmë edhe kryeministër i Kosovës, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ai qëndroi në Francë deri më 27 prill kur u […]

Ishte 4 janari i vitit 2017 kur në Aeroportin Ndërkombëtar Francezo-Zviceran Basel-Mulhouse Fribourg, u arrestua nga policia franceze lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tashmë edhe kryeministër i Kosovës, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Ai qëndroi në Francë deri më 27 prill kur u lirua nga Gjykata e Apelit e Colmarit, duke i thënë jo ekstradimit të tij pasi që Serbia kishte bërë disa kërkesa për autoritetet franceze që ta ekstradojë Haradinajn në Beograd për ta gjykuar për krime lufte të vitit 1998-1999.

Në lidhje me arrestimin e tij kishte pasur shumë reagime nga sfera politike në vend, të cilët e quajtën si provokim të Serbisë dhe kidnapim politik, ku edhe u organizuan protesta brenda dhe jashtë Kosovës.

Reagime për këtë arrestim pati edhe nga nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, e cila kishte kërkuar nga Bashkimi Europian që t’i bëjë presion Serbisë për t’i larguar kosovarët nga listat e fletarresteve të moçme si dhe e quajti të pa pranueshme arrestimin e Haradinajt.

Pak muaj pas kthimit të tij nga Franca, me 9 shtator të vitit 2017, lideri i AAK-së u bë kryeministër i Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që ish-komandanti UÇK-së për Zonën e Dukagjinit arrestohet në bazë të një flet arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.

Në qershor të vitit 2015, Haradinaj ishte arrestuar në aeroportin e kryeqytetit slloven, Lubjanë, në bazë të një mandat-arresti të lëshuar nga Serbia më 2006.

Në bazë të akuzave të Serbisë për krime lufte kundër civilëve serbë dhe aleatëve të tyre, Ramush Haradinaj qe gjykuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Haradinaj, i cili më 2005 kishte lënë postin e kryeministrit të Kosovës për t’u dorëzuar në Hagë, më 2012 ishte shpallur për herë të dytë i pafajshëm nga gjykata ndërkombëtare./kallxo.com

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?