Droga në portin e Durrësit me vlerë 80 mijë euro, shoferi mohon “pronësinë”

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e dyshuar si heroinë, në portin e qytetit bregdetar. Droga u gjet në një çantë të fshehur brenda një kamioni me targa AA 519 TJ i ngarkuar me konfeksione. Kamioni i drejtuar nga shtetasi Bledar Shqarthi po kryente procedurat e imbarkimit për të […]

Droga u gjet në një çantë të fshehur brenda një kamioni me targa AA 519 TJ i ngarkuar me konfeksione.

Kamioni i drejtuar nga shtetasi Bledar Shqarthi po kryente procedurat e imbarkimit për të udhëtuar drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Burime nga policia portuale bënë të ditur se pas kontrollit fizik të mjetit dhe gjetjes së drogës kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e kamionit, i cili ka mohuar të jetë në dijeni të lëndës narkotike, ndërkohë që policia po punon dhe për ndalimin e personave të tjerë të lidhur me trafikimin e kësaj sasie droge.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim mbi drogën e sekuestruar dhe sasinë e saj që paraprakisht deklarohet të jetë rreth 4 kg.

Destinacioni i drogës ishte Ancona dhe më pas Italia e Veriut. Droga e kapur ka një vlerë në treg prej 80 mijë euro.

Droga u pikas nga një qen anti-drogë që bën kontrollin në mjetet që nisen nga porti i Durrësit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?