Dreçun panikoset: Po ju them se Shqipëria e Madhe ekziston

Kreu i të ashtuquajturit ‘Komisioni Parlamentar për Kosovën’ në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, ka thënë se largimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua në fund të vitit 2018 dhe që do të jetësohet këtë vit, do të dërgojë siç ka thënë ai ‘në një aneksim të një pjese të territorit’. Sipas […]
Sipas tij, një lëvizje e tillë do të dërgojë drejt krijimit të një ‘Shqipërie të Madhe”, shkruan N1.
“Do të vijë ajo ditë kur do ta kujtojmë këtë çfarë po themi. ‘Shqipëria e Madhe’, ekziston”, ka thënë Dreçun.
Ai ka thënë se në raport me dialogun në Bruksel, Kosova nuk bën asnjë lëvizje pa u konsultuar me Shqipërinë.
“Ata nuk bëjnë asnjë lëvizje, pa e njoftuar Shqipërinë’, është shprehur ai, transmeton Express.
Ai thotë se çfarëdo bashkimi i territorit Kosovë-Serbi do të ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244.












