Donald Trump nuk tërhiqet nga muri me Meksikën

Donald Trump nuk tërhiqet nga muri me Meksikën

Donald Trump kërcënon me emergjencë kombëtare për murin me Meksikën dhe thotë se mbyllja e qeverisë mund të zgjasë me muaj të tëre apo edhe vite. Takimi i së premtes mes tij dhe demokrateve të fuqizuar tashmë, përfundoi me refuzimin e këtyre të fundit për të mbështetur fondet e strukturës në kufirin me vendin fqinj. […]

Takimi i së premtes mes tij dhe demokrateve të fuqizuar tashmë, përfundoi me refuzimin e këtyre të fundit për të mbështetur fondet e strukturës në kufirin me vendin fqinj.

Ngërçi i krijuar e ka shtyrë shefin e Shtëpisë së Bardhë të bllokojë financimin e plotë të qeverisë derisa të marre paratë për murin që premtoi gjatë fushatës elektorale.

Trumpi e bëri të qartë se është i përgatitur që mbyllja e pjesshme e administrates amerikane, tashme në javën e saj të tretë, të zgjasë me vite. aktualisht, 800 mijë punonjës federalë janë duke qëndruar në shtëpi ose po punojnë pa pagesë.

“E kam thënë që mund ta mbaj qeverinë të mbyllur për një kohë të gjate. Nuk besoj se do të jetë e nevojshme, por unë jam i përgatitur për një gjë të tillë. Ai mur duhet të ishte ngritur nga presidentet përpara meje dhe ata që të gjithë e dine mirë këtë”, deklaroi Trump, transmeton tch.

Trumpi megjithatë e cilësoi takimin si produktiv, por demokratet kishin tjetër mendim.

“Patëm një bisedë të gjatë dhe here-herë të tensionuar me presidentin. Ramë dakord të vazhdojmë takimet tona. Por ne demokratët e kuptojmë se nuk mund ta zgjidhim këtë çështje pa hapur se pari qeverinë, dhe ne ia bëmë këtë shumë të qartë presidentit”, u shpreh Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës se Përfaqesuesve.

Argumenti i Trumpit është se vendi ka nevojë për mbrojtje ndërsa këmbëngul se krimi, drogat dhe bandat po vërshojnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika.

Ai madje e bëri të qartë se duke shpallur emergjencën kombëtare, mund të mos ketë nevojë për dritën jeshile të Kongresit për ndërtimin e murit.

Një barrierë kufitare me Meksikën, sipas presidentit amerikan, mund të jete edhe prej çeliku, nuk është e thënë të jetë patjetër një mur betoni.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?