Dita e dytë e grevës së minatorëve: Paralajmërojnë ngujim si në kohën e Millosheviqit

Dita e dytë e grevës së minatorëve: Paralajmërojnë ngujim si në kohën e Millosheviqit

Minatorët e Trepçës kanë hyrë  në ditën e dytë të grevës së përgjithshme, në shenjë pakënaqësie për indiferencën e institucioneve të Kosovës. Ata kërkojnë rritjen e pagave 20 për qind, mos pranimin e punëtorëve pa konkurs dhe takim me Bordin e Trepçës. Sabri Ismajli, njëri nga minatorët e Trepcës, gjersa tregon kërkesat e tyre, nuk […]

Sabri Ismajli, njëri nga minatorët e Trepcës, gjersa tregon kërkesat e tyre, nuk mund t’i mbaj lotët.

Thotë se ndër kërkesat e tjera, duan edhe ngritje të pagës për 20%. Shton se kanë kaluar 3 muaj prej kur qeveria u zotua të plotësojë kërkesat e tyre.

“Edhe ne minatorët jemi punëtor të këtij shteti. Edhe ne i kemi kërkesat tona legjitime e sociale. Kemi kërkuar ngritje të pagës prej 20%”, thotë për RTV Dukagjinin, Sabri Ismajli.

Nga këshilli i punëtorëve Ferid Neziri, poashtu përlotet teksa tregon se nuk përjashtohet mundësia që në shenjë revolte për moszbatimin e kërkesave të tyre, të ngujohen në minierë.

“Mund të ndodhin masa më radikale. Minatorët mund të ngujohen në minierë”, tha Ferid Neziri.

Pas këtij emocioni, deklaratën e tij e vazhdoi Isuf Beqiri, poashtu nga Këshilli i Punëtorëve. Ai akuzon të gjitha qeverisjet e deritanishme për mospërfilljen e kërkesave të minatorëve.

“Thaçi ka qenë dy mandate, nuk ka bërë asgjë për ne, Isa Mustafa njëjtë, tash as Ramushi nuk po bën asgjë.”, tha Isuf Beqiri.

Ndërkaq rrëfen edhe për një minator i cili kishte vdekur në vendin e punës, mirëpo familja e tij nuk gëzon benificione nga qeveria.

“Më është mbytur dhëndri para gjashtë viteve. Më vjen keq të them, ka shkuar si ta kishin ngrënë ujqërit. Ka marrë 15 mijë euro edhe tash fëmijët e tij nuk e gëzojnë asnjë cent”, thotë Isuf Beqiri, nga Këshilli i Punëtorëve.

Beqiri tregon edhe për kushtet e rënda të punës, me të cilat përballen minatorët.

RTV Dukagjini ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, për të marrë qëndrimin e saj rreth kërkesave dhe grevës së minatorëve të Trepcës, mirëpo këta të fundit refuzuan të përgjigjen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?