Digjen dy stalla në Pejë, njëra nga fishekzjarret

Në rajonin e Pejës janë djegur dy stalla kafshësh mbrëmë Njëri rast ka ndodhur në Lebushë të Deçanit ku pronari ka raportuar në Polici se i është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive. “Fsh. Lebushë, Deçan 31.12.2018 – 21:45. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se në rrethana të pa njohur është përfshirë në zjarr stalla e […]
Njëri rast ka ndodhur në Lebushë të Deçanit ku pronari ka raportuar në Polici se i është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive.
“Fsh. Lebushë, Deçan 31.12.2018 – 21:45. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se në rrethana të pa njohur është përfshirë në zjarr stalla e bagëtive. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk dihet vlera e dëmit”, thuhet në njoftimin e PK.
Por ndryshe ndodhi në fshatin Brolic të Pejës ku pronari ka treguar se nipat e tij duke ndezur fishekzjarrët aksidentalisht i kanë vënë zjarrin stallës së tij.
“Fsh. Brolic, Pejë 01.01.2019 – 00:10. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nipat e tij duke ndezur fishkë zjarre aksidentalisht i kanë vënë zjarri stallës së tij. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit vlera është rreth 4000 euro”.












