Dhoma e Përfaqësuesve voton për rihapjen e qeverisë

Dhoma e Përfaqësuesve voton për rihapjen e qeverisë

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët, votoi për rihapjen e qeverisë federale dhe për të financuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare deri në muajin shkurt. Por, asnjëra nga masat e miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve nuk përfshinë 5 miliardë dollarët e kërkuar nga presidenti Donald Trump, për murin përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, […]

Por, asnjëra nga masat e miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve nuk përfshinë 5 miliardë dollarët e kërkuar nga presidenti Donald Trump, për murin përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, gjë që me siguri nuk do të miratohen në Senatin e kontrolluar nga republikanët dhe pothuajse me siguri do të përballen me veton e presidentit Trump, raporton VOA.

Ideja e masave është rihapja e qeverisë ndërsa çështja e murit të lihet për negociata të veçanta.

Presidenti Trump i ka ftuar udhëheqësit e Kongresit për një takim tjetër në Shtëpinë e Bardhë të premten për të diskutuar rrugët e rihapjes së qeverisë, mbyllja e pjesshme e së cilës është duke hyrë në javën e tretë.

Bisedimet e së mërkurës nuk çuan askund meqë të dyja palët ngulën këmbë: presidenti Trump duke kërkuar 5 miliardë dollarë për murin dhe demokratët duke thënë jo, asnjë qindarkë.

“Ne mund të shkojmë poshtë e lartë”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për NBC News. “Sa herë duhet të themi jo? Asgjë për murin”.

Pelosi akuzoi presidentin Trump se po e mban peng qeverinë federale për shkak të premtimit të tij gjatë fushatës për ngritjen e murit për të cilin kishte thënë se do të paguaj Meksika.

“Kjo është qesharake. Nën a: Meksika nuk po paguan për të dhe nën b: ne mund të kemi një përdorim më të mirë të fondeve për të ruajtur kufijtë. Presidenti e di këtë”, tha Pelosi.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, i cilësoi “teatër politik” ligjet e miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Derisa presidenti Trump nuk e përdori fjalën “veto”, këtë e bënë zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë. Një zyrtar tha se presidenti u ka thënë udhëheqësve demokrat se do të dukej ‘i marrë’ nëse do t’i jepte fund mbylljes së qeverisë.

Presidenti Trump fajëson demokratët për situatën aktuale.

“Mbyllja e qeverisë ka të bëjë vetëm me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020”, shkroi ai të enjten në Twitter. “Demokratët e dinë se nuk mund të fitojnë për shkak të të gjitha arritjeve të Trumpit, kështu që ata janë përqendruar në murin dëshpërimisht të nevojshëm dhe sigurinë e kufirit…Për ta është thjeshtë politikë”.

Presidenti Trump tha se vendi ka nevojë për mbrojtje dhe tërhoqi vërejtjen se krimi, drogat dhe bandat po vërshojnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika.

Ai tha se më shumë se 35 milionë emigrantë të paligjshëm janë në Shtetet e Bashkuara duke rënë në kundërshtim me ekspertët që pohojnë se ky numër është shumë më i vogël.

Ndërkohë, 800 mijë punonjës federal janë çuar në shtëpi ose punojnë pa pagesë tashmë dy javë.

Pirgjet e mbeturinave po rriten në parqet kombëtare, të cilat janë mbyllur zyrtarisht, sikurse edhe shumica e atraksioneve më të mira turistike të Uashingtonit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?