Dëshirë e qytetarëve për 2019, liberalizimi dhe vende të reja pune

Dëshirë e qytetarëve për 2019, liberalizimi dhe vende të reja pune

Liberalizim të vizave, përfundim të dialogut Kosovë-Serbi dhe vende të reja të punës, janë disa nga pritjet që qytetarët kanë për vitin që sapo kemi hyrë. Lëvizja e lirë që qytetarëve për vite më radhë iu është premtuar, vazhdon të mbetet si një nga kërkesat kryesore që qytetarët kanë për institucionet e Kosovës. Madje, ata […]

Liberalizim të vizave, përfundim të dialogut Kosovë-Serbi dhe vende të reja të punës, janë disa nga pritjet që qytetarët kanë për vitin që sapo kemi hyrë.

Lëvizja e lirë që qytetarëve për vite më radhë iu është premtuar, vazhdon të mbetet si një nga kërkesat kryesore që qytetarët kanë për institucionet e Kosovës. Madje, ata shpresojnë që liberalizimi do të ndodh brenda këtij viti, përkundër që komisioneri i BE-së Johanes Hahn, kishte deklaruar që lëvizja e lirë mund të ndodh tek në vitin 2020.

Ramadan Bllaca nga Prishtina është shprehur i bindur se 2019-ta do të jetë viti kur liberalizimi i vizave do të ndodh.

Por, ka edhe të atillë që thonë se lëvizja e lirë për kosovarët nuk do të ndodh njëherë. Një nga ta është Besart Sylejmani nga Fushë Kosova, i cili thotë se liberalizimi është vetëm premtim që nuk do të realizohet.

Një nga dëshirat e qytetarit Osman Vitia për vitin 2019 është përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja vendet.

Po ashtu, ai pret që 2019-ta të sjell edhe më shumë zhvillim ekonomik dhe realizim të projekteve që hapin vende të reja të punës.

“Po shpresoj që të përfundojnë këto negociatat Kosova-Serbi dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë ky problem që po e kushtëzon Kosovën me integrime evropiane dhe botërore. Të bëhet një zgjidhje, kuptohet zgjidhje kushtetuese e jo copëtim e shitje e humbje të territorit. Pastaj, liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejt, të ketë një përmirësim në gjendjen sociale të qytetarëve, të ketë zhvillim ekonomik më të madh”, është shprehur ai, raporton Ksp.

Ndërkaq, Zyhrije Sylejmani pret që këtë vit të krijohen më shumë vende pune për të rinjtë e Kosovës.

“Po presim diçka më mirë për të rinjtë, punësim. Jo veç premtime e kurrkund nuk ka diçka mirë. Premtime në 2016, 2017, 2018, tash po presim diçka, ishalla bëhet më mirë. Ishalla bëhet mirë dhe i mbajnë ato premtime që po i flasin”, tha ajo.

Por, ka edhe qytetarë që shprehen të zhgënjyer nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Një nga ta është Selatin Fazliu, i cili thotë se derisa të ndërrohet e gjithë klasa politike aktuale nuk do të ndodh ndonjë gjë e mirë për Kosovën.

“Çka kemi me prit, nëse ndërrohet kjo udhëheqësi ka me u bë mirë, nëse nuk ndërrohet ka me qenë edhe më zi”, ka thënë ai.

Përkundër që viti që e lamë pas është cilësuar si vit kur për qytetarët e Kosovës do të ndodh liberalizimi i vizave, kjo gjë nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht kjo dëshirë e qytetarëve për lëvizje të lirë është përcjellë edhe për këtë vit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?