Deputetja Haxhiu përkrah dhe arsyeton ndërprerjen e mësimit, thotë se Qeveria nuk po e qan kokën për mësuesit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojte të grevës së SBASHK-ut përmes ndërprerjes së procesit mësimor. Ajo këtë përkrahje e ka arsyetuar me mos interesimin e Qeverisë për të investuar në mjekë, arsimtarë dhe gjithë ata që punojnë në shërbime publike por vetëm tek interesi personal. Lexojeni postimin e plotë të saj: […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojte të grevës së SBASHK-ut përmes ndërprerjes së procesit mësimor. Ajo këtë përkrahje e ka arsyetuar me mos interesimin e Qeverisë për të investuar në mjekë, arsimtarë dhe gjithë ata që punojnë në shërbime publike por vetëm tek interesi personal.
Lexojeni postimin e plotë të saj:
Nga nesër të gjithë punëtorët e arsimit do të hyjnë në grevë.
Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësor dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, pakënaqësitë vetëm sa vijnë e shtohen.
Vendimi për të hyrë në grevë është i duhur dhe duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve sepse për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin.Një Qeverie që nuk e qan kokën për dinjitetin e mjekut, mësuesit por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë!

Kujtojmë se SBASHK ka paralajmëruar se do të mbajë grevë me muaj dhe kjo padyshim po kritikohet nga ekspertë të arsimit për shkak se ndikon në procesin mësimor të fëmijëve. /Periskopi












