Darka e Lladrovcit për Wieland, në Gllanasellë shkojnë edhe Arban Abrashi e Hajredin Kuçi

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland sonte ka qëndruar për darkë në shtëpinë e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në Gllanasellë. Lladrovci ka lajmëruar në Facebook se sonte e kishte edhe ditëlindjen, prandaj ishte një arsye më tepër për të festuar. E çuditshme është që në mesin e mysafirëve në darkë është edhe Arban Abrashi […]
Lladrovci ka lajmëruar në Facebook se sonte e kishte edhe ditëlindjen, prandaj ishte një arsye më tepër për të festuar.
E çuditshme është që në mesin e mysafirëve në darkë është edhe Arban Abrashi i LDK’së dhe Hajredin Kuçi i PDK’së.
Ja njoftimi i plotë:
Wieland, duke qenë mysafir i komunës tonë, e kam ftuar edhe në darkë së bashku me bashkëpunëtorë. Ishte një darkë familjare e miqësore, po ashtu me të ftuar të mi për mysafirin e çmuar nga Baden Ëyrtemberg.
Kjo darkë ishte rast të falenderoj për vizitën, mikun tim, Ëieland dhe qëndrimin e tij të parë në Gllanasellë.
Në darkë, u zbulua “sekreti”, unë e kisha edhe ditëlindjen, gjë të cilën nuk doja ta zbuloja. Por, miqtë si miqtë, darkën e shndërruan edhe në festë të ditëlindjes sime.
Përpos mikut Ëieland me bashkëpunëtorë, të pranishëm ishin edhe Hajredin Kuçi, Arban Abrashi, Fatmir Xhelili, Xhafer Gashi, Besnik Tahiri, Xhafer Tahiri, Labinot Halilaj, Bedri Peci, Gani Syla, Bedri Nika, Skënder Berisha, Imer Lladrovci dhe miq të tjerë.
Kjo ishte një festë dhe ditëlindje ime e veçantë. Festën si kjo, nuk e prisja. E jashtëzakonshme. Faleminderit për urimet dhe praninë e të gjithë miqve, nga Z. Ëieland me bashkëpunëtorë dhe miqtë e mi.


















