Dardan Gashi thumbon Mustafën: E rëndë me pa si po të kontrrollon Albin Kurti

Dardan Gashi thumbon Mustafën: E rëndë me pa si po të kontrrollon Albin Kurti

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka thënë se Kryetari i LDK-së ka filluar të reflektojë pasi e ka dorëzuar partinë në dorën e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Ka thënë se fakti se ka filluar të flasë për këtë temë është shenjë se ka filluar të pranojë realitetin e keq për partinë. Ka thënë se është e rëndë […]

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka thënë se Kryetari i LDK-së ka filluar të reflektojë pasi e ka dorëzuar partinë në dorën e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Ka thënë se fakti se ka filluar të flasë për këtë temë është shenjë se ka filluar të pranojë realitetin e keq për partinë.

Ka thënë se është e rëndë qysh partia e Ibrahim Rugovës është gjunjëzuar para Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

“E vërteta dhemb nganjëherë. Por, parimisht është në rregull që ka fillu me reflektu. Fakti se po merret me këto pune i bien njëfarë katarse që duhet me kalu LDK’ja. Natyrisht se është e rëndë me pru LDK’në në këtë pikë që me u kontrollu prej Albin Kurtit. Mirëpo, fakti se Mustafa dhe të tjerët në mënyrë aktive po merren me këtë punë është shpresëdhënëse se do të kthjellen”, ka thënë Gashi, transmeton Gazeta Metro.

Ndërkohë, Kryetari i LDK-së ka shkruar dy statuse prej kohës kur ka folur Dardan Gashi. Fillimisht e ka mohuar se Albin Kurti është Kryetar i LDK’së e më pas ka lëshuar akuza në drejtim të Kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Mustafa e ka krahasuar Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin me Serbinë në fushën e provokimeve. Ka thënë se provokime si të Veselit bën edhe shteti serb.

“Kadriu (Kadri Veseli) si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i PDK-së, dhe lakenjtë e tij s’lënë gjë të keqe pa ia atribuuar LDK-së, e njollosin me llojlloj etiketimesh, e në anën tjetër kërkojnë që LDK të bashkëpunojë më ta dhe me koalicionin e tyre në dialog”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se pavarësisht presionit LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.

“Mashtrohet dikush nëse mendon se mund ta merr me qera LDK-në për dialog, ashtu siç kanë vepruar me të tjerët. Rugova ka drejtuar proceset më të rëndësishme të vendit, si President, por nuk ia ka dhënë LDK-në ti shërbej askujt. Vetëm Kosovës”, ka shtuar ai. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?