Daçiq takohet me Pompeon, flasin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po qëndron në Brazil me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të këtij shteti, Jair Bolsonaro. Atje ai është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeon, me të cilin kanë biseduar edhe rreth çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç raporton ‘tanjug’, ata […]
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po qëndron në Brazil me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të këtij shteti, Jair Bolsonaro.
Atje ai është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeon, me të cilin kanë biseduar edhe rreth çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Siç raporton ‘tanjug’, ata kanë pasur një takim të shkurtër, ku Daçiq e ka njoftuar atë me situatën në mes dy shteteve.












