Daçiq: Putin nuk erdhi të na ofrojë zgjidhje për Kosovën, por të na pyes ne se cila është zgjidhja

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin i jep mbështetje të plotë gjetjes së një kompromisi për Kosovën. Ai ka thënë gjithashtu se marrëdhëniet ruso – serbe janë shumë të mira, por këto marrëdhënie duhet të avancohen tutje edhe në aspektin ekonomik. Nga Pallati i Serbisë ku po mbretëron […]
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin i jep mbështetje të plotë gjetjes së një kompromisi për Kosovën. Ai ka thënë gjithashtu se marrëdhëniet ruso – serbe janë shumë të mira, por këto marrëdhënie duhet të avancohen tutje edhe në aspektin ekonomik.
Nga Pallati i Serbisë ku po mbretëron një atmosferë festive në nder të pritjes së presidentit rus, Vladimir Putin, Daçiq është shprehur i lumtur për këtë vizitë teksa ka thënë se kjo dëshmon se marrëdhëniet mes Moskës dhe Beogradit janë shumë të mira, shkruan N1, përcjell Periskopi.
Daçiq ka mohuar shkrimet e disa mediave në Beograd se Putin ka ardhur për të ‘gjetur një zgjidhje për Kosovën’.
“Ai nuk bën zgjidhje, ai ka ardhur të nap yes neve se cila është zgjidhja. Ne vazhdimisht shkëmbejmë informacione lidhur me këtë temë në vitet e fundit, që prej kur unë kam qenë në pozitën e kryeministrit”, ka thënë Daçiq. /Periskopi/












