Daçiq: Më 2019’n, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Daçiq: Më 2019’n, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, nuk beson se gjatë vitit 2019 do të përfundojnë bisedimet dhe të arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha kurdo që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, ajo do të vërtetohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shefi i diplomacisë serbe ka thënë për […]

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë për gazetën serbe “Blic” se planifikohej që dialogu të përmbyllej deri në fund të mandatit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, të cilës i përfundon mandati në katër mujorin e fundit të vitit 2019, por Daçiq dyshon kjo mund të ndodhë pas bllokadës së bisedimeve dhe se thotë se është  e sigurtë se Mogherini në të ardhmen nuk do të jetë ndërmjetësuese në bisedime, përcjell Telegrafi.

“Ka shumë arsye se pse bisedimet nuk do të përmbyllen deri në fund të vitit. Shqiptarët po këmbëngulin se marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ne njohim pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq.

Sipas tij, është një sukses i madh që në dialog është kthyer tema e zgjidhjeve thelbësore, e jo vetëm në çështjet teknike.

“Tash të gjithë atyre, për të cilët pavarësia ishte e padiskutueshme, po hapin rrugë, siç po thonë amerikanët- për zgjidhje relative e cila do të respektonte qëndrimet e të dyja palëve”, tha ai

Daçiq tha se nuk është hequr dorë nga ideja e korrigjimit të kufirit si një zgjidhje për Kosovën, por se kjo ide nuk është përpunuar.

“Është në tavolinë [korrigjimi], por për këtë model nuk po bisedohet. Ne nuk heqim dorë nga asnjë ide e cila ka potencial të sjell deri te kompromisi”, tha ai.

Duke folur për formatin e bisedimeve, ai tha se në qoftë se do të ketë kërkesë për ndryshim dhe të marrë pjesë edhe SHBA, Serbia do të kërkojë që edhe Rusia të përfshihet.

“Në qoftë se arrihet marrëveshje, do të kërkojmë që ajo të vërtetohet në Këshillin e Sigurimit, e kjo do të thotë që fuqitë e mëdha të jenë garantues të marrëveshjes”, tha Daçiq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?