Çfarë është steriliteti mashkullor, pse burrat e kanë të vështirë të flasin për të

Çfarë është steriliteti mashkullor, pse burrat e kanë të vështirë të flasin për të

Çfarë është steriliteti ? Papjelloria përcaktohet si paaftësi për të ngjizur një fëmijë pas një viti jete seksuale të pambrojtur. Papjellori nuk do të thotë që nuk do të kesh kurrë mundësi të bëhesh më fëmijë, por që për disa arsye, do e kesh më të vështirë se shumica. Papjelloria shkaktohet nga shumë faktorë, ose […]

Papjelloria përcaktohet si paaftësi për të ngjizur një fëmijë pas një viti jete seksuale të pambrojtur. Papjellori nuk do të thotë që nuk do të kesh kurrë mundësi të bëhesh më fëmijë, por që për disa arsye, do e kesh më të vështirë se shumica. Papjelloria shkaktohet nga shumë faktorë, ose thjeshtë nga sistemet riprodhuese të TE TE DYJA PALËVE të cilat nuk bashkëveprojnë më dëshirën e çiftit. Nëse ti dhe partneri mundoheni të keni një fëmijë prej më shumë se një viti, pa sukses, atëherë është shumë e rëndësishmë QË TË DY JU, të vizitoni sistemin tuaj riprodhues. Në shoqëritë patriarkale, ku mungon informacioni, është shumë e zakoshme, që të fajësohet gruaja për situata të tilla. Shpesh herë biles ndaj saj ushtrohet dhune, sidomos në ato zona ku ajo trajtohet si mbartëse apo si shërbëtore e shtëpisë. E pra, hapni veshët dhe sytë, dhe burrat mund të jenë të shterpë.

Faktorët e infertilitetit te burrat: Ndoshta të ka ndodhur që ke dëgjuar djem apo burra që kanë bërë batuta të ndryshme mbi pamundësinë për të patur fëmijë, pasi kanë pësuar një goditje në testikuj ( bole). Kjo mund të jetë një arsye apo faktor që ndikon në infertilitet. Goditje të vazhdueshme dhe të përsërituta në testikuj mund të ndërhyjnë në prodhimin e spermës dhe padyshim që për të patur fëmijë duhet një spermë e shëndetshme. Të tjerë faktorë që mund të ndërhyjnë në cilësinë e spermës janë pijet alkolike, duhani, drogat, mbipesha, ekspozimi ndaj metaleve të rënda, kimikatet, rrezet x, kanceri dhe trajtimet kundër tij, stresi, medikamente, probleme me hormone por dhe infeksionet seksuale. Problematikat e cilësisë së spermës nuk janë të vetmet që çojnë drejt infertilitetit: sasia e spermës që ejakulohet ( derdhet) ka gjithashtu rëndësi. Një sasi sperme e ejakuluar përmban të paktën 39 milionë spermatozoidë. Kështu që nëse ke probleme me ngjizjen duhet patjetër të kontrollosh sasinë dhe cilësinë e spermës.

Të tjerë faktorë që mund të ndërhyjnë në cilësinë e spermës janë pijet alkolike, duhani, drogat, mbipesha, ekspozimi ndaj metaleve të rënda, kimikatet, rrezet x, kanceri dhe trajtimet kundër tij, stresi, medikamente, probleme me hormone por dhe infeksionet seksuale. Problematikat e cilësisë së spermës nuk janë të vetmet që çojnë drejt infertilitetit: sasia e spermës që ejakulohet ( derdhet) ka gjithashtu rëndësi. Një sasi sperme e ejakuluar përmban të paktën 39 milionë spermatozoidë. Kështu që nëse ke probleme me ngjizjen duhet patjetër të kontrollosh sasinë dhe cilësinë e spermës.

Arsyeja që ndikon në cilësinë e spermës mundet gjithashtu të ndikojë në sasinë e saj. Megjithatë ka faktorë të tjerë që nuk ndikojnë vetëm në sasinë e spermës që prodhohet por dhe në sasinë e asaj që ejakulohet. Nëse ke probleme seksuale që ndërhyjnë me aftësinë tënde në ejakulim, kjo do të thotë që ke dhe më pak sasi sperme që udhëton drejt mitrës. Ekziston dhe mundësia e ejakulimit prapavajtës, kur sperma nuk del nga trupi si zakonisht, por zhvendoset në fshikëzën e urinës. Kjo nuk është e dëmshme por nuk ju lejon që të lini shtatzënë dikë. Megjithatë ka trajtime dhe për këtë situatë, e cila mund të vijë si rezultat i ndonje operacioni, medikamenti apo dëmtimi nervor.

Trajtime për infertilitetin te burrat: Disa shkaqe të infertilitetit të burrat mund të përmirësohen duke rregulluar stilin e jëtes. Ushqim i shëndetshmë, aktivitet fizik, gjumë i rehatshëm, abstinencë në alkol dhe droga, reduktim i stresit, dhe një jetë e shëndetshme në përgjithësi, ndihmojnë në një prodhim më cilësor të spermës. Duhet të mundoheni të evitoni goditje apo temperatura shumë të larta në testikuj ( bole), mbathje të ngushta apo telefona celular. Të gjitha këto e ngrejnë shumë temperaturen në zonën e testikujve, por në një mënyrë të dëmshme. Evitoni kontaktin me kimikate, metale të rënda, rrezatime dhe substanca të dëmshme dhe toksike. Testohuni rregullisht sidomos për sëmundje seksualisht të trasmetueshme, apo për çdo infeksion apo shqetësim që keni apo merrni. Kini parasysh që infertiliteti mund të jetë dhe pasojë e ndonjë efekti anësor i ndonjë ilaçi, operacioni apo sëmundje që keni. Nëse jeni të shqetësuar për të ardhmen mund të ngrini spermën në një bankë sperme. Nëse tashmë jeni jo pjellorë, dhe dëshironi fëmijë, kini parasysh që disa shkaqe janë të rekuperushme. Megjithatë nëse keni ndonjë çështje më të vështirë, ju mund të bisedoni me mjekun tuaj rreth fekondimit in vitro i cili mund të ndihmojë çiftet jopjellore të kenë një fëmijë më ndihmë të vogël mjekësore.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar