Castro u bën thirrje kubanezëve: Të përgatitemi për çdo skenar

Castro u bën thirrje kubanezëve: Të përgatitemi për çdo skenar

Ish-presidenti i Kubës, Raul Castro, ka akuzuar SHBA se ato i janë rikthyer politikave të shtrëngimit. Castro, i cili është ende kryetari i Partisë Komuniste, ka mbajtur një fjalim të gjatë në 60-vjetorin e Revolucionit Kuban, të nisur nga vëllai i tij Fidel Castro. Në fjalimin e tij ai u tha qytetarëve të Kubës që […]

Ish-presidenti i Kubës, Raul Castro, ka akuzuar SHBA se ato i janë rikthyer politikave të shtrëngimit. Castro, i cili është ende kryetari i Partisë Komuniste, ka mbajtur një fjalim të gjatë në 60-vjetorin e Revolucionit Kuban, të nisur nga vëllai i tij Fidel Castro.

Në fjalimin e tij ai u tha qytetarëve të Kubës që të parapërgatiten për çdo lloj skenari për të mbrojtur pavarësinë e tyre, duke deklaruar se revolucioni nuk ka moshë. Vëllezërit Castro e kanë qeverisur Kubën me rregullat e tyre që nga viti 1959 deri në 2018-ën.

Raul Castro ia dorëzoi postin e presidentit Miguel Diaz-Canel-it në fillim të vitit të kaluar. Marrëdhëniet mes Kubës dhe SHBA-së patën një ngrohje në periudhën e administratës Obama, por nën qeverinë Trump, prej kohësh ka rinisur linja e politikave të ashpra.

Në vitin 2017 Presidenti Trump rivendosi disa kufizime përsa i përket udhëtimeve dhe tregtisë, të cilat në qeverinë e mëparshme kanë qenë të lehta. Raul Castro në fjalimin e tij u shpreh se brezat e rinj në Kubë e kanë për detyrë vazhdimin e misionit për ndërtimin e socializmit.

Por, korrespondenti i BBC në Kubë, Will Grant, thotë se Presidenti aktual Diaz-Canel po përballet me një betejë të madhe në lidhje me përmbushjen e kërkesave të qytetarëve Kubanë sot. Në muajin Shkurt është planifikuar të zhvillohet një referendum për një kushtetutë të re dhe shumë njerëz po tregohen të paduruar në lidhjen me pritjen e reformave të forta sociale, që kanë për bazë zgjerimin e lirisë në tërësi, përcjell TCH.

Mbështetësit e qeverisë insistojnë se kushtetuta e re do të sjellë ndryshime të forta në Kubë, por kritikët thonë se pavarësisht modifikimeve, pushteti do të ripërqendrohet në dorën e Partisë Komuniste. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?