Brnabiq: S’kemi çare pa arrit kompromis me Kosovën, shkaku i BE’së

Brnabiq: S’kemi çare pa arrit kompromis me Kosovën, shkaku i BE’së

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se nuk sheh kurrfarë shenje për arritjen e kompromisit me Kosovën, por se i njëjti duhet arritur nëse Serbia e dëshiron Bashkimin Evropian. Ajo për televizionin serb “Pink” ka thënë se mendon që Beogradi e Prishtina janë vazhdimisht e më larg arritjes së kompromisit, para së gjithash, për shkak […]

Ajo për televizionin serb “Pink” ka thënë se mendon që Beogradi e Prishtina janë vazhdimisht e më larg arritjes së kompromisit, para së gjithash, për shkak të taksës 100% për mallrat serbe, për shkak të formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe lajmërimit për fshirjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë.

“Unë mendoj se ne po largohemi nga kompromisi”, tha Ana Bërnabiq. Ajo shtoi se konflikti i ngrirë me Kosovën nënkupton se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, duke theksuar se çështja e Kosovës duhet zgjidhur ndërsa zgjidhja gjendet në arritjen e kompromisit i cili do të garantonte paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë, transmeton Koha.

Sipas saj, Serbia është në pozicion të mrekullueshëm pasi që negociator kryesor i saj është shefi i shtetit, presidenti Aleksandar Vuçiq, me të cilin është e vështirë të negociohet, duke shtuar se Qeveria serbe do të ndihmojë sa të ketë mundësi.

Shtoi se serbët në Kosovë duhet të jenë krejtësisht të sigurt.

“Unë personalisht besoj se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se ne duhet të bëjmë krejt çka të mundemi që të arrijmë deri tek zgjidhja e cila është kompromisi i cili do të garantonte paqe, siguri dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë e Metohi dhe mbijetesë për kishën tonë”, tha ajo.

“Kosova e Metohija është krahinë në Serbi, prandaj le të bisedojmë”, porositi kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?