Brnabic në prag të Krishtlindjes Ortodokse: Kosova sfida më e madhe për Serbinë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka thënë sot se për Serbinë në vitin 2019 sprova më e madhe është stabiliteti në Kosovë, si dhe paqja dhe suksesi për serbët e atjeshëm. Duke folur për Serbinë, në televizonin Pink, ajo ka thënë se pret vit të suksesshëm dhe se Serbia sipas saj ka dalë nga masat […]
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka thënë sot se për Serbinë në vitin 2019 sprova më e madhe është stabiliteti në Kosovë, si dhe paqja dhe suksesi për serbët e atjeshëm.
Duke folur për Serbinë, në televizonin Pink, ajo ka thënë se pret vit të suksesshëm dhe se Serbia sipas saj ka dalë nga masat e konsolidimit fiskal, gjë që shihet edhe për nga rritja prej 4.4 në vitin 2018. “Serbia duhet të vazhdojë fuqishëm, të vazhdojë me përpjekje, më me efikasitet dhe në mënyrë ekipore.
Sa më e fortë të jetë Serbis aq më shumë ne mund të ndihmojmë popullin tonë kudo që ai të jetojë”, ka thënë Ana Brnabic sipas medieve serbe.
Kryeministrja serbe flet për Kosovën si pjesë e Serbisë dhe sikur ka ndikim këtu, thua se nuk e din datën se prej kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran./Periskopi












