Brazili nxjerr në rrugë ushtrinë për ta luftuar dhunën në Fortaleza

Autoritetet braziliane kanë njoftuar se rreth 300 trupa ushtarake janë dërguar në qytetin veri-lindor të Fortalezas për ta luftuar rritjen e papritur të dhunës dhe krimit. Ushtarët do të patrollojnë në qytet dhe në tërë rajonin e Cearas në përpjekje për t’i ndalur sulmet ndaj dyqaneve, bankave dhe autobusëve. Ministria e Drejtësisë e urdhëroi angazhimin […]

Ministria e Drejtësisë e urdhëroi angazhimin e ushtarëve pas dhjetëra sulmeve që ndodhën këtë javë. Këto sulme po kryhen në shenjë proteste ndaj masave të reja dhe më të rrepta në burgjet lokale, të cilat kontrollohen në masë të madhe nga bandat kriminale.

Autoritetet e burgjeve në këtë rajon i kanë bllokuar valët e telefonave celularë brenda burgjeve dhe i dhanë fund politikës së ndarjes së të burgosurve në bazë të lidhjeve mes bandave. Angazhimi i trupave ushtarake erdhi vetëm disa ditë pas inaugurimit të presidentit të ri të vendit, Jair Bolsonaro, i cili gjatë fushatës kishte premtuar se do ta luftojë krimin e shfrenuar.

Presidenti e lavdëroi vendimin e ministrit të drejtësisë për të dërguar trupa ushtarake në Fortaleza. Rreth 50 persona janë arrestuar në lidhje me sulmet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, Brazili ka më shumë se 700 mijë persona të burgosur, duke zënë kështu vendin e tretë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, shkruan “BBC”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?