Bosnja pret heqjen e taksës nga Kosova, paralajmëron negociata

Bosnja pret heqjen e taksës nga Kosova, paralajmëron negociata

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe i Marrëdhënieve Ekonomike i BeH, Mirko Sharoviq ka konfirmuar sot se pala kosovare, me kërkesë të Bosnjës e Hercegovinës ka pranuar negociata bilaterale për shfuqizimin e vendimit për vendosjen e taksës 100 për qind në mallrat nga ky shtet, raporton klix.ba, transmeton Koha.net. Sipas këtij burimi, tashmë janë në […]

Sipas këtij burimi, tashmë janë në zhvillim e sipër përgatitjet për takime bilaterale në nivel ekspertësh për gjetjen e zgjidhjeve adekuate dhe për pengimin e pasojave më të mëdha të shkaktuara nga masat e marra nga Kosova.

“Nuk mund ta parashohim rrjedhën, por është me rëndësi se ia kemi dalë të hapim negociatat në nivel ekspertësh. Në vend se të aplikojmë kundërmasa, që askujt nuk do t’u shërbenin, kemi krijuar kushte që problemet të zgjidhen në nivel profesional, meqë qëllim ynë parësor është të mbrojmë bizneset vendore të cilat gjatë muajve të fundit nuk mund të eksportojnë në përputhje me rregullat e tregtisë së lirë dhe që të pengojmë dëmet”, citohet të ketë deklaruar Sharoviq.

Bosnja e Hercegovina është dëmtuar së paku për 4,5 milionë dollarë pas vendosjes së taksës në prodhimet e BeH nga ana e Prishtinës.

Citohet po ashtu ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili të mërkurën ka deklaruar se nuk mund të refuzohet kërkesa e SHBA për heqjen e taksës në prodhimet nga Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Qeveria e Kosovës në fillim të nëntorit ka vendosur masa mbrojtëse ndaj importit të të gjitha prodhimeve nga Serbia e BeH.

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq ka thënë se dëmi i drejtpërdrejtë në Serbi nga vendosja e taksës nga Kosova kap 34,6 milionë euro, ndërsa dëmi i tërthorët është shumë më i madh, shkruan klix.ba.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?