Bloomberg: Çka do t’i tregojë Vuçiq BE’së me vizitën e Putinit në Serbi

Presidenti rus Vladimir Putin do të pritet si një hero në Serbi, shkruan agjencia e lajmeve Bloomberg. Ai e viziton Beogradin në kohën kur vendi është në mëdyshje lidhur me rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian, shkruan kjo agjenci lajmesh, përcjell Periskopi. Në të njëjtën kohë, ‘kjo është një përpjekje e Aleksandër Vuçiq që t’i […]
Presidenti rus Vladimir Putin do të pritet si një hero në Serbi, shkruan agjencia e lajmeve Bloomberg.
Ai e viziton Beogradin në kohën kur vendi është në mëdyshje lidhur me rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian, shkruan kjo agjenci lajmesh, përcjell Periskopi.
Në të njëjtën kohë, ‘kjo është një përpjekje e Aleksandër Vuçiq që t’i tregojë Bashkimit Evropian se nuk pajtohet me kundërshtimin e tyre për të arritur një marrëveshje me Kosovën ku do të përfshihej edhe demarkacioni”.
Agjencia shkruan se Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi janë kthyer kah Moska dhe Ëashingtoni për të marrë mbështetjen lidhur me arritjen e marrëveshjes.
Bloomberg shkruan se Vuçiq në anën tjetër, po bën përpjekje për të balancuar lidhjet e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe Rusinë.
Agjencia shkruan edhe për raportet e mira mes presidenti të Serbisë dhe atij të Rusisë.
Kjo marrëdhënie e mirë mes tyre, shkruan Bloomberg, luan një rol të madh në përpjekjen e Serbisë për të bërë një marrëveshje me Kosovën./Periskopi/












