Blerim Latifi: Abdullah Hoti e Lutfi Haziri duhet ta shpëtojnë LDK-në nga diktatura e shokut Albin

Blerim Latifi: Abdullah Hoti e Lutfi Haziri duhet ta shpëtojnë LDK-në nga diktatura e shokut Albin

Ditëve të fundit në politikën kosovare ka pasur një përplasje të madhe deklaratash mes kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarëve të lartë të LDK-së, siç janë Abdullah Hoti dhe Lutfi Haziri, lidhur me dialogun dhe ekipin e unitetit që pritet të përfaqësojë Kosovën në këtë dialog. Në lidhje me këtë debat, këshilltari politik i […]

Ditëve të fundit në politikën kosovare ka pasur një përplasje të madhe deklaratash mes kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarëve të lartë të LDK-së, siç janë Abdullah Hoti dhe Lutfi Haziri, lidhur me dialogun dhe ekipin e unitetit që pritet të përfaqësojë Kosovën në këtë dialog.

Në lidhje me këtë debat, këshilltari politik i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka thënë se ”problemi më i madh i LDK-së gjatë këtij viti ka qenë njëlloj dileme hamletiane: Të jesh apo të mos jesh pjesë e dialogut”,

Më tutje Latifi tha se “kur partitë pushtohen nga dilemat, kjo tregon se ato janë duke kaluar momente krize, sepse të kesh dilema do të thotë të kesh dyshime, do të thotë të mos dish se çfarë është duke ndodhur dhe se nga duhet të ecësh.

Derisa ka folur për gazetën mapo, këtë situatë brenda LDK-së, Blerimi Latifi e sheh si pasojë e  mungesës së informacionit në LDK mbi atë se çfarë është duke ndodhur në dhe rreth Kosovës.

“Mungesa e informacionit pastaj shpie në analiza të gabuara të gjendjes dhe këto pastaj në vendimmarrje po ashtu të gabuara”.Shkakun e kësaj situate kritike të LDK-së, Latifi e lidh me atë që ai e quan “flirti i politikëbërësve të LDK-së me analizat dogmatike të liderit të Vetëvendosjes, i cili, si profet politik, të gjitha të vërtetat për Kosovën dhe për botën, i zbulon në monologjet e tij”.

Në fund Latifi ka një sugjerim për këta politikëbërës: “Do të ishte mirë që Lutfi Haziri, Abdullah Hoti, e të tjerët të shpëtojnë veten dhe partinë nga rënia nën dikataturën interpretuese të Shokut Albin dhe kështu të dëshmojnë se nuk janë duke bërë tradhti ideologjike ndaj rugovizmit. Kur e them këtë, kam parasysh faktin se Rugova gjithmonë ka qenë njeri i dialogut, njeri që ka pranuar përfshirjen pa kushte në dialog”.

Latifi, duke folur në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, theksoi se brenga e Veselit ka të bëjë me një gjë të vetme: nuk do të ishte mirë për vendin që LDK të përsërisë gabimet e dilemës së saj të kohës së luftës, e cila po ashtu ishte një dilemë hamletiane, të jesh apo të mos jesh pjesë e luftës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?