Bechtel – Enka që ia mori Qeverisë 53 milionë euro, tash nuk raporton për vonesat në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Bechtel – Enka që ia mori Qeverisë 53 milionë euro, tash nuk raporton për vonesat në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Pavarësisht afatit shtesë për përfundimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ konsorciumi turko-amerikan Bechtel-Enka, nuk ka arritur ta përfundoj segmentin e fundit të autostradës, i cili ishte paraparë të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2018. Këtë vonesë të konsorciumit, e ka arsyetuar Ministria e Infrastrukturës ku në përgjigjet e dhëna për Jeta në Kosovë, nuk kanë […]

Pavarësisht afatit shtesë për përfundimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ konsorciumi turko-amerikan Bechtel-Enka, nuk ka arritur ta përfundoj segmentin e fundit të autostradës, i cili ishte paraparë të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2018.

Këtë vonesë të konsorciumit, e ka arsyetuar Ministria e Infrastrukturës ku në përgjigjet e dhëna për Jeta në Kosovë, nuk kanë fajësuar konsorciumin e as vetën, duke thënë se kjo vonesë ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike edhe pse për këtë gjë ende nuk kanë marr njoftim zyrtar.

“Afati shtesë i fundit që është kërkuar dhe për të cilën jemi dakorduar ka qenë 31 dhjetori i vitit 2018. Të gjitha punët për sa i përket lidhjes së urës 6 kilometërshe me trasenë e autostradës kanë përfunduar, nga sa është thënë jo zyrtarisht (dhe që po presim edhe raport zyrtarë) izolimi i urës dhe asfaltimi i saj nuk mund të ndodhë në këto temperatura çfarë po mbretërojnë këtyre ditëve të stinës së dimrit”, thuhet në përgjigjet e zyrës për informim të kësaj ministrie.

Madje, në lidhje me këto vonesa ministria tha se do të veprojmë sipas kontratës dhe po ashtu edhe nga ajo se si do të paraqiten arsyetimet zyrtare nga Kompania, nga njësia e tyre, por edhe nga organi mbikëqyrës që është Hill International.

“Masat do të jenë reciproke, nëse konfirmohet se ka pasur mundësi që të kryhen edhe punët e fundit në ketë projekt”, thuhet në përgjigje.

Gazeta jeta në Kosovë, ka kërkuar sqarime edhe për pagesën e borxhit 53 milionësh ndaj Bechtel – Enka ku ministria thotë se pagesa do të përfundoj gjatë këtij viti.

“Pagesa për 53 milion eurot për të cilat ka marrë vendim Qeveria e Kosovës dhe që është autorizuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për të kryer pagesën, do të përfundojë në qershor të këtij viti, kur është edhe afati i fundit për ketë shlyerjen e këtij obligimi kontraktual, mjerisht i shkaktuar nga neglizhenca e ish-Qeverisë”.

Gazeta Jeta në Kosovë, ka drejtuar pyetje edhe tek konsorciumi Bechtel – Enka, por nuk ka marr përgjigje për këtë çështje.

Ndarja e 53 milionëshit, ka ngjallur debat të madh në Kosovë.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar lidhur me mënyrën se si janë ndarë këto të holla dhe kush ishte përgjegjës për këtë “dëm” ekonomik.

Në dokumentin e zbuluar nga Gazeta Jeta në Kosovë thuhet se aneks-kontrata e cila obligon qeverinë me 53 milionë euro shtesë është nënshkruar vetëm 18 ditë pas ardhjes në pushtet të qeverisë Haradinaj, konkretisht nga ministri Pal Lekaj.

Mirëpo, qeveria Haradinaj, në arsyetimin e saj, tha se ky dëm është bërë nga qeveritë paraprake dhe këta të fundit kanë qenë të detyruar të marrin këtë vendim.

Kontrata fillestare në vlerë 600 milionë euro ishte nënshkruar në vitin 2014 nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?