Banka Qendrore e Serbisë: Kemi një plan, kështu do t’i mbrojmë serbët në Kosovë nga masat e reja

Banka Qendrore e Serbisë po analizon skenarë të ndryshmë për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për serbët në Kosovë, shkruan Tanjug. Kjo nënkupton, që në rast se Prishtina do të ndërmarrë masa të reja, që përfshin edhe pjesën veriore të Kosovë, Banka e Serbisë do të bëj një plan. “Jemi duke shikuar me shqetësim situatën në […]
Banka Qendrore e Serbisë po analizon skenarë të ndryshmë për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për serbët në Kosovë, shkruan Tanjug.
Kjo nënkupton, që në rast se Prishtina do të ndërmarrë masa të reja, që përfshin edhe pjesën veriore të Kosovë, Banka e Serbisë do të bëj një plan.
“Jemi duke shikuar me shqetësim situatën në Kosovë dhe masat e reja që po ndërmerr Prishtina dhe kjo n aka detyruar që të analizojmë situatën në detaje dhe të bëjmë ndonjë plan”, ka thënë Banka e Serbisë për mediat serbe, përvjell Periskopi.
“Ne do të përcjellim me vëmendje të gjitha transaksionet bankara që bëhen përmes territorit të Serbisë”, thuhet tutje.
Sipas tyre, masat e reja të Prishtinës përbëjnë shkelje të të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe se ata do të bëjnë çdo gjë për t’i mbrojtur interesat e tyre ekonomike./Periskopi/












