Banka Botërore mbi 60 milionë euro për projektet në bujqësi dhe zhvillim rural

Banka Botërore mbi 60 milionë euro për projektet në bujqësi dhe zhvillim rural

Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e projekteve për bujqësi dhe zhvillim në Kosovë me një fond prej mbi 60 milionë euro. Kjo mbështetje është bërë e ditur gjatë takimit që Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, pati me përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për […]

Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e projekteve për bujqësi dhe zhvillim në Kosovë me një fond prej mbi 60 milionë euro. Kjo mbështetje është bërë e ditur gjatë takimit që Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, pati me përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për Projektin e ardhshëm për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo dhe zyrtarët e BB-së diskutuan për fazat e përgatitjes së projektit të ri,  të cilat tashmë kanë filluar dhe me këtë rast ata kanë treguar se mbështetja në kuadër të këtij projekti do të bazohet në tri shtylla kryesore: Ujitjen e tokës bujqësore, ndotjen e tokës bujqësore, si dhe investimet në bujqësinë mjedisore. Po ashtu, u theksua se ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministri Rikalo falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë në vazhdimësi për sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se kjo mbështetje ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2019, si dhe projektet tjera zhvillimore të ministrisë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për sektorin e bujqësisë, duke i vlerësuar të arriturat në këtë sektor që po ofron një nga mundësitë më të mira për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?