Bahtiri përsërit refrenin e njohur: Mitrovica do të bashkohet

Bahtiri përsërit refrenin e njohur: Mitrovica do të bashkohet

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka siguruar qytetarët e këtij qyteti dhe të gjithë Kosovës se Mitrovica do të bashkohet. Bahtiri në një konferencë për medie të hënën ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të votojë për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës, […]

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka siguruar qytetarët e këtij qyteti dhe të gjithë Kosovës se Mitrovica do të bashkohet. Bahtiri në një konferencë për medie të hënën ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të votojë për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës, shkruan gazeta “Zëri”.

Ai më tej ka treguar se për 7 ditë sa ka zgjatur nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës, atë e kanë nënshkruar mbi 16 mijë qytetarë “Peticionin e kanë nënshkruar edhe qytetarët e veriut, qytetarët serbë, ata janë lodhur nga strukturat paralele në veri. Unë jam plotësisht i bindur se qytetarët serbë të pjesës veriore janë lodhur prej njerëzve, prej grupeve të caktuara, të cilat me të vërtetë ia kanë sjellë ngushtë punën këtyre familjeve. Ata menjëherë presin që të lirohen përgjithmonë prej tyre dhe të fillojë puna institucionale që t’u ofrojmë shërbime të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka deklaruar Bahtiri.

Ai shtoi se Komuna e Mitrovicës nuk ka marrë vendim për bashkimin e qytetit, por me të drejtë e ka bërë kërkesën për bashkim. “Peticioni me nënshkrimin e qytetarëve brenda javës dërgohet në Kuvendin e Kosovës, në Qeveri dhe te presidenti, me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave me qëllim të bashkimit të qytetit”, është shprehur Bahtiri.

Më tej ai është shprehur i bindur se Mitrovica do të bashkohet. “Ju siguroj se qyteti i Mitrovicës do të bashkohet. Komuna e Mitrovicës Jugore në bashkëpunim me qytetarët e saj, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës të të gjithë qytetarëve në të dyja komunat dhe me qëllim të bashkëpunimit, të zhvillimit ekonomik dhe të përafrimit të komuniteteve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, kërkojnë veprime konkrete për unifikimin e qytetit”, ka thënë Bahtiri, i cili duke mohuar kategorikisht ndarjen e Kosovës përmes lumit Ibër dhe urës kryesore u ka bërë thirrje politikanëve që të mos merren me Mitrovicën si mundësi të pazareve të ndarjes eventuale.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?