Bahtiri i shkon në zyrë Veselit me petecion për bashkim të Mitrovicës: 15 mijë banorë atje jetojnë si refugjatë

Bahtiri i shkon në zyrë Veselit me petecion për bashkim të Mitrovicës: 15 mijë banorë atje jetojnë si refugjatë

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri sot i ka dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve. Bahtiri ka thënë se këtë peticion po e dorëzon në emër të qytetarëve, dhe ka shtuar se qëllimi i tij është që ta bëjë Mitrovicën një qytet të barabartë për të […]

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri sot i ka dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve.

Bahtiri ka thënë se këtë peticion po e dorëzon në emër të qytetarëve, dhe ka shtuar se qëllimi i tij është që ta bëjë Mitrovicën një qytet të barabartë për të gjithë, pavarësisht dallimeve etnike.

“15 mijë banorë të shpërngulur nga pjesa e veriut ende jetojnë në mëshirën e padrejtësisë e cila iu është bërë dhe jetojnë në pjesën e jugut si refugjat në qytetin e vet, me pamundësi të ndërtojnë shtëpitë e tyre, të kthehen aty ku kanë lindur, ku kanë jetuar e punuar më parë, edhe pas gjithë përpjekjeve që i kemi bërë, nuk e kemi bërë një gjë të tillë, nuk kanë dëshiruar një gjë të tillë ish kryetari por edhe strukturat e tjera të cilët nuk e kanë pasur kokën në Prishtinë por në Beograd”, ka thënë Bahtiri.

I pari i Mitrovicës ka thënë se për këtë proces nuk ka gjetur përkrahje nga udhëheqësit serbë, por ka përsëritur se bashkimi do t’i kontribuojë të dy palëve. Ai ka pohuar se peticionin e kanë nënshkruar edhe qytetarë serbë, e në emër të të gjithë banorëve, ka lutur Veselin që të ta shqyrtojnë këtë kërkesë në Kuvend.

“Në emër të atyre njerëzve që nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por edhe në emër të serbëve të cilët janë të bllokuar ata që mendojnë të ecin përpara prej strukturave paralele të Serbisë, të cilët ia kanë zënë frymën dhe nuk janë të kënaqur me këtë, këtu ka peticione edhe nga vetë serbët, kërkoj dhe ju lutem vëllazërisht, ju lutem me gjithë shpirt dhe zemër që këtë ta drejtoni në institucionin që ju e drejtoni dhe një vendim i tillë presim të na vijë së shpejti”, ka thënë Bahtiri.

Kurse kreu i PDK-së, Veseli ka thënë se ky peticion do të trajtohet shumë seriozisht në Kuvendin e Kosovës dhe është zotuar se gjatë këtij procesi nuk do të dëmtohet asnjë qytetar.

“Mitrovica është qytet i mitrovicasve, do të jetë një komunë dinjitoze në të cilën qytetarët serbë do të jetojnë bashkërisht në perspektivë, zhvillim ekonomik. Çka i duhet më së shumti është që grupet të cilat nuk kanë interes për Mitrovicën dhe mitrovicasit, po flas për Mitrovicë, të mos manipulojnë politikisht me atë pjesë të Republikës së Kosovës për vetë faktin se i duhet më shumë paqe dhe prosperitet”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se nuk do të ketë provokim për qytetarët serbë dhe vendimi që do të merret do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?